LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e zviceranëve nuk arrijnë t’i paguajnë me kohë faturat

Gjysma e  zviceranëve nuk arrijnë t’i paguajnë me kohë faturat

Në Zvicrën e pasur gati gjysma e njerëzve që jetojnë atje nuk mund t’i paguajnë me kohë faturat e tyre. Megjithatë, shumica besohet të kenë nën kontroll financat. Sipas një studimi, një e katërta nuk kanë para rezervë pasi t’i paguajnë faturat. Dhe rreth 45 për qind prej tyre faturat në gjashtë muajt e fundit nuk i kanë paguar me kohë për shkak të mungesës së parave.

Rezultatet tani janë bërë publike nga një studim i realizuar nga “European Consumer Payment».

Të rinjtë janë pesimistë për të ardhmen e tyre në Zvicër, thotë studimi në fjalë.


Megjithatë, 60 për qind e të anketuarve zviceranë besojnë se ata i kanë nën kontroll të mirë ose shumë të mirë financat e tyre. Më të shqetësuar janë për shpenzime të kujdesit shëndetësor, kostot e sigurimit dhe frika e humbjes së vendeve të tyre të punës, transmeton Albinfo.

Një shumicë e madhe e të rinjve nëpër Evropë kanë pak besim në mirëqenien financiare të tyre. Vetëm çdo i pesti nga mosha 15-24-vjeç beson se pikërisht kjo grupmoshë mund të ketë menaxhuar me sukses paratë e tyre. Për raportin “European Consumer Payment” janë intervistuar 20 mijë njerëz, në 21 vende evropiane./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori