LAJMI I FUNDIT:

Kriza politike s’e ndal prodhimin në `Trepçë`

Kriza politike s’e ndal prodhimin në `Trepçë`

Kriza politike në vend s’e ka penguar prodhimin në gjigantin ekonomik “Trepça”, madje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në këtë ndërmarrje janë shfrytëzuar rreth 10 për qind më shumë xeherorë plumbi dhe zinku dhe 18.3 për qind janë prodhuar më shumë koncentrate plumbi dhe zinku, që i bie se është bërë një tejkalim prej 0.6-përqindësh i planit të paraparë.

Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në ndërmarrjen “Trepça”, Bislim Muqa, ka deklaruar për gazetën “Epoka e re” se gjatë këtyre dhjetë muajve minierat e kësaj ndërmarrje kanë prodhuar 170 780 tonë xeherorë plumbi dhe zinku, prej të cilave, sipas tij, pas përpunimit (pasurimit) të tyre në fabrikat e pasurimit, janë përfituar 14 120 tonë koncentrate plumbi dhe zinku. “Shprehur në përqindje, i bie se, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërmarrja ‘Trepça’ ka shfrytëzuar rreth 10 për qind më shumë xeherorë plumbi dhe zinku dhe 18.3 për qind ka prodhuar më shumë koncentrat plumbi dhe zinku”, ka thënë Muqa.

Ai ka deklaruar se, pavarësisht krizës politike, me të cilën po ballafaqohet vendi tash e sa muaj, ndërmarrja “Trepça” ka arritur ta përmbushë planin e paraparë të prodhimit. “Për minierat e Stantergut dhe të Artanës janë planifikuar që për këtë dhjetëmujor të shfrytëzohen 169 639 tonë xeherorë, ndërkaq janë eksploatuar 170 778 apo 1 139 tonë më tepër se vitin e kaluar. Pra, kemi një tejkalim të lehtë të planit për 0.6 %. Shpresojmë që ky trend të vazhdojë deri në fund të këtij viti”, ka deklaruar Muqa.


Koncentratin e plumbit dhe zinkut ndërmarrja “Trepça” e eksporton në tregun e jashtëm. Këtë vit ndërmarrja “Trepça” ka lidhur kontratë me kompaninë zvicerane “Glencore International-AG” për shitjen e koncentratit të plumbit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Kalo në kategori