Procesi i fiskalizimit të kompanive të derivatëve të naftës është zhbllokuar dhe vetëm dy javët e fundit mbi 15 kompani të reja kanë bërë marrëveshje me operatorët e licencuar për fiskalizim.
Kështu ka pohuar Kestrin Kumnova , përfaqësues i Shoqatës së Operatorëve të Licencuar për Pajisje Fiskale, në një konferencë për media , në të cilën u shqyrtua problematika dhe ecuria e fiskalizimit të kompanive që merren me derivate të naftës.
Kumnova tha se çmimi nuk është më problem dhe se fiskalizimi po vazhdon.
Ai tha se çmimet të cilat janë manipuluar së fundi në opinion nuk kanë qëndruar, pasi që ato janë prezantuar nga individë, apo pronarë të kompanive të naftës.
Çmimet e sistemeve fiskale, sipas tij, kanë pësuar zbritje kohëve të fundit dhe tashmë çmimi për dy dispenser është 3 mijë e 980 euro.
“Ndërsa nga numri i përgjithshëm i pikave të shitjes së karburanteve rreth 70 për qind i posedojnë vetëm nga dy dispenserë”, tha Kumnova.
“Procesi i fiskalizimit të kompanive të naftës, është duke vazhduar dhe vetëm dy javët e fundit, mbi 15 kompani të reja, kanë bërë marrëveshje për fiskalizim me operatorët e licencuar. Ky proces ka pasur një pezullim disa mujor, për shkak se Ministria e Financave i pat dhënë kohë një operatori të ri për tu futur në treg. Nuk ka pasur lëvizje për operatorë të rinj, prandaj me angazhimin institucioneve përgjegjëse, Ministrisë së Financave dhe ATK-së, ky proces tashmë është zhbllokuar. Deri tani 33 kompani të naftës me gjithsej 250 pika të shitjes, e kanë pranuar procesin e fiskalizimit dhe instalimi i pajisjeve fiskale në këto pika të shitjes është duke vazhduar”, pohoi Kumnova.
Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të kompanive të naftës, të cilët e kanë pranuar procesin e fiskalizimit, e të cilët kërkuan nga ATK-ja që të caktojë një afat kohor, se deri kur kompanitë duhet ta kryejnë fiskalizimin.
Latif Kryeziu, pronar i Kompanisë “AL-Petrol ”, tha se fiskalizimi është i domosdoshëm, pasi që me këtë proces të gjithë dalin të barabartë në treg, po ashtu do të mënjanohet evazioni fiskal dhe do të kontribuohet për buxhetin e konsoliduar të Kosovës.
Pjesëmarrës në takim ishin edhe përfaqësuesit e kompanive për arka fiskale, Gekos, Dukagjini dhe Printec. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh