Regjistrimi i Bujqësore në Kosovë ka përfunduar tw enjten, ku janë përfshi 34 komuna të Republikës së Kosovës, deri sa katër komunat e veriut nuk kanë marrë pjesë në këtë regjistrim.
Zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), kanë treguar se ky projekt ka shkuar për së mbari, deri sa kanë treguar se në regjistrim nuk kanë marrë pjesë katër komunat e pjesës veriore të Kosovës, nga të cilat nuk kanë pasur ndonjë përgjigje zyrtare pse nuk kanë marrë pjesë, edhe pse u kanë bërë thirrje për të marrë pjesë në këtë regjistrim.
Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi ka thënë se Regjistrimi i Bujqësisë është një projekt shumë madhor, i cili po behët pas shumë viteve në Kosovë.
“Regjistrimi i Bujqësisë ka kaluar jashtëzakonisht mirë, ka kaluar sipas planifikimeve që i ka bërë Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe konfrom Ligjit të Regjistrimit të Bujqësisë dhe të gjitha ligjeve të tjera në Republikën e Kosovës. Duke respektuar njëkohësisht dhe standardet e projekteve të tilla madhore. Ndoshta diçka që nuk është plotësuar në tërësi, është fakti që përfundimisht katër komunat veriore të Republikës së Kosovës nuk kanë marrë pjesë në Regjistrimin e Bujqësisë 2014”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka treguar se kanë pasur disa pengesa të vogla në fillim të Regjistrimit të Bujqësisë, që ai i ka quajtur gabime teknike, mirëpo pastaj në bazë të angazhimeve dhe monitorimeve të vazhdueshme, procesi i Regjistrimit të Bujqësisë u stabilizua, gjë që sipas tij ka shkuar në rrjedhe të duhur dhe dita e fundit realizimit të këtij projekti në terren, ka qenë 20 nëntori.
“Sipas Ligjit të Regjistrimit të Bujqësisë, shpallja e rezultateve preliminare, që është në fund të shkurtit 2015 dhe po ashtu shpallja e rezultateve finale, në shtatorë vitit 2015 dhe në vazhdimësi deri në dhjetor të vitit2015 me publikime të njëpasnjëshme”, ka thënë ai.
Bajrush Qevani, menaxher i projektit të Regjistrimit të Bujqësisë, ka treguar në pika të shkurta metodologjinë e punës, ku tha se “regjistruesit në vendbanime rurale, kanë shkuar derë në derë, në çdo ekonomi familjarë dhe e kanë intervistuar kryefamiljarin dhe e ka plotësuar pyetësorin e Regjistrimit të Bujqësisë”. Ndërsa, në vendbanimet urbane, siç ka treguar ai, pyetësori ka shkruar vetëm në ekonomitë familjare, duke deklaruar për tokën dhe blegtorinë që kanë ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ngritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa