LAJMI I FUNDIT:

Shënohet dita e infrastrukturës hekurudhore në Kosovë

Shënohet dita e infrastrukturës hekurudhore në Kosovë

Është shënuar Dita e Infrastrukturës Hekurudhore në Kosovë, e cila sivjet është organizuar në bashkëpunim me “Fest Film Kosova”, festival ky i cili është organizuar në hapësirat e Hekurudhave të Kosovës. Me këtë rast, është përuruar edhe makineria për riparimin hekurudhave.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka thënë se në gjithë botën hekurudhat janë ato që lidhin njerëz dhe mallra, derisa ka shtuar se zhvillimi i një vendi matet me hekurudha.
“Në gjithë botën niveli i zhvillimit të hekurudhave është, përdoret si tregues i zhvillimit ekonomik të një vendi përveç që hekurudhor dhe zhvillimi i tyre ish dashtë me ia parapri një ditë para zhvillimit të vërtetë industrial. Pra, ai është tregues i vërtetë i zhvillimit industrial të një vendi dhe duhet patjetër që të jetë edhe paraprijës i zhvillimit të atij vendi sepse ajo mundësin takimin e njerëzve dhe mallrave në botë dhe ne këtë do ta bëjmë. Edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, edhe Qeveria në përgjithësi nuk do të ngecim në zënien e hapit që kjo periudhë të shfrytëzohet për zhvilliminhekurudhave”, ka thënë ai.

Kurse, Agron Thaçi, kryeshef i Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, ka thënë se kjo ditë është lënë qëllimisht me rastin e ditës së licencimit të “Infrakos”-it.


“Ditën e hekurudhave jo rastësisht e kemi lënë në këtë ditë dhe kjo përkon me nëntorin, me licencimin e ndërmarrjes tonë, pra, institucionet e Republikës së Kosovës për këtë me infrastrukturë hekurudhore por gjithashtu ne e kemi inkorporuar edhe me një ngjarje kulturore e cila për ne ka peshë dhe vlerë të madhe pasi që kultura, arti, vlerat, zhvillmi ekonomik janë pjesë të pandashme e gjithë shoqërisë tonë dhe këto së basku mund ta zhvillojnë shoqërinë tonë”, ka deklaruar ai.

Thaçi e ka bërë edhe një prezantim të arritjeve dhe zhvillimit të hekurudhave të Kosovës në periudha të ndryshme.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Sejdi Hoxha, i cili ka menaxhuar për një kohë me Hekurudhat e Kosovës, ka thënë se gjatë periudhës sa ka qenë udhëheqës i këtij sektori rrugor ka implementuar shumë projekte.

“Unë ndjehem jashtëzakonisht mirë që sot në këtë përvjetor në këtë ceremoni të organizuar nga “Infrakos” po flitet për projekte të reja dhe projekte të cilat janë në implementim dhe mendoj që projektet kryesore për të cilat foli edhe kryetari i bordit edhe kryeshefi ekzekutiv ishin ato të fillimit të elektrifikimit të linjave hekurudhore në Kosovë derisa në vitin 1874 është krijuar linja e parë hekurudhore unë besoj që viti 2015 do të jetë viti i parë dhe historik në Kosovë kur do të filloj elektrifikimi i këtyre linjave dhe plotësimi i standardeve të hekurudhave të Kosovë karshi të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian”, ka theksuar ai.

Në ceremoni të hekurudhave të Kosovës kanë marrë pjesë edhe zyrtarë tjerë nga skena politike e ekonomike në Kosovë. /Telegrafi/