Panairin e prodhimeve shqiptare “Blej Shqip”, të cilin e organizon Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Shqipërisë, sot, një ditë para hapjes së tij solemne, e vizituan drejtori i Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës Genc Bashota dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.
Bashota dhe Minxhozi vizituan stendat që po vendosen në qendër të Prishtinës dhe u njohën me prodhuesit dhe produktet pjesëmarrëse në panair.
“Blej Shqip”, theksuan ata, është një panair unik, pasi që mbledh në një vend firma të shumta shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
“Ideja dhe qëllimi i këtij organizimi me rastin e Festës së Flamurit është që pak a shumë kompanitë shqiptare dhe kosovare, por edhe ato të Maqedonisë ku janë shqiptarët, të gjejnë një vend ku mund të shkëmbejnë përvojat e tyre, e në anën tjetër edhe konsumatorët të njihen me prodhimet vendore. Përndryshe, e veçanta e panairit është që të gjithë kompanitë janë kryekëput vendore – të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë”, tha Bashota.
Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Minxhozi tha se Festa e Flamurit ka filluar, por jo vetëm me këngë e vallë, po edhe me prodhime shqiptare.
“Blej Shqip do të jetë sot e nesër kryefjala e këtij aktiviteti të madh që për herë të parë e bëjnë së bashku 113 kompani shqiptare, që do të thotë se është një promovim shumë i madh i vlerave ekonomike që bart rajoni. Ne mendojmë që me këtë do të jepet edhe një zgjidhje më e madhe iniciativave të ndryshme në gjithë hapësirën shqiptare që të shikohet mundësia që të prodhojmë shqip, të blejmë shqip dhe të shkëmbejmë shqip”, është shprehur Minxhozi .
Ai tha se ky aktivitet do të mbahet çdo vit, duke shtuar se shpreson që edhe prodhimet vendore të dyfishohen.
Të premten, në hapjen zyrtare të panairit, do të marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë i Shqipërisë Arben Ahmetaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh