Dikur hithrat janë përdorur si ushqim në kombinim me miell të misrit dhe të grurit, por ato tash mund të përdoren edhe si bimë aromatike shëruese. Kjo kulturë, dikur nuk kultivohej në mënyrë të organizuar, por vetëm nëpër sipërfaqe të ndryshme ku ato kanë mbirë vet, pa përkujdesjen e askujt. Ndërkaq, tash ato kanë filluar të kultivohen nga fermerët të cilët thonë se kanë parë se ka leverdi nga kultivimi i tyre.
Shyqyri Krasniqi nga Fshati Bardh i Vogël i Komunës së Fushë Kosovës, ka marrë një iniciativë të veçantë e po ashtu edhe interesante, e cila deri më tani është e padëgjuar në vendin tonë. Ai thotë se ka mbjellë për herë të parë hithra, të cilat synon që të përdoren për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
Sivjet për herë të parë kam filluar kultivimin e hithrave në një sipërfaqe prej 1.50 hektarë. Këto hithra dhe rrënjët e tyre mund të përdoren për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Hithrat mund të përdoren si qajëra të ndryshme për shërimin e anemikëve dhe sëmundjeve të tjera”, thekson Krasniqi. Ai thotë se kositjen e tyre pret ta bëjë në pranverë të vitit 2015. “Po i kam mbjellë farërat i kam pasur vet edhe besoj se në prill të vitit 2015 do të bëjë kositjen e tyre”, thotë Krasniqi.
Ky fermerë i cili më së shumti merret me kultivimin e drithërave thotë se për hithra nuk do të ketë problem. “Për hithra nuk do të kem problem pasi që tash vetëm sa i kam mbjellë dhe ka të interesuar për formalizmin e kontratave, ku janë mundësitë e mëdha që hithrat t’i dërgojmë edhe jashtë vendit jo vetëm në Kosovë”, ka thënë për Portalin “Ferma Ime” Shyqyri Krasniqi nga Bardhi i Vogël i Komunës së Fushë Kosovës. Ai tregon se kultivimin e hithrave e ka filluar me forca vetanake dhe shpreson se do të ketë leverdi nga kultivimi i tyre.
Ndërkaq, në vendin tonë, krahas fermerëve, ka edhe kompani të cilat merrem me kultivimin e bimëve mjekuese aromatike, e të cilat kanë makineritë përkatëse për përpunimin e këtyre produkteve, të cilat arrijnë t’i eksportojnë jashtë vendit.
Ndërkaq Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë thënë se do të vazhdojnë përkrahjen për të gjithë mbledhësit dhe kultivuesit e bimëve mjekuese. Sipas tyre, para disa dy viteve kanë filluar për herë të parë mbështetjen e këtyre fermerëve përmes granteve investive, ku me këtë ata synojnë zgjerimin e kësaj veprimtarie në tërë Kosovën. Kjo ka bërë që edhe fermerët të fillojnë me rritjen e sipërfaqeve kultivuese me bimë aromatike mjekuese.
Ndryshe, Kosova vlerësohet se zonat malore i ka tejet të pasura me bimë jo drusore dhe fruta të malit dhe se grumbulluesit e tyre, në nivelin qendror i kanë tregjet e siguruara në vendet evropiane dhe nuk kanë probleme me shitjen e tyre./FermaIme/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos