LAJMI I FUNDIT:

410 milionët që e ringjallin Brezovicën

410 milionët që e ringjallin Brezovicën

Pas tri vjetëve, Brezovica do të jetë një qendër turizmi e skijimi që do t’ia kenë lakmi shumë simotra në rajon. Për 9 vjet ajo do të jetë ndër më të mirat në këtë pjesë të Evropës, e pas 15 vjetëve, kjo zonë do të jetë ndër më të mirat në Evropë. Kështu pak a shumë është plani me tri faza i projektit për Brezovicën, që u shpalos në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, të hënën në Klan Kosova. Investimet që do të bëhen këtu, përveç zhvillimit të turizmit do të kenë ndikim edhe në zhvillimin ekonomik dhe në zbutjen e papunësisë, pasi investimi i rreth 410 milion eurove nga konzorciumiCompagniedesAlpes, pritet të krijojë mbi 3 mijë vende të reja pune.
Këshilltari i projektit Brezovica, Manik Begolli tha se dhënia me koncesion ka qenë zgjidhje më e mire për tërheqjen e investimeve, në pamundësi që shteti të investojëvetë në atë resor. Ai theksoi se ka qenë koha e fundit që të gjendet një zgjidhje për zonën e cila me vite të tëra ka qenë e lënë anash në mungesë të investimeve.

“Projekti është unik për Kosovës, sepse e dimë se asetet e Brezovicës janë duke fjetur, që 14 vjetë asgjë nuk është bërë dhe derisa atje nuk gjenerohen kurrfarë të hyra ai vend do të mbetet i vdekur. Përmes këtij projekti përveç që do të hapen vende të reja pune gjithashtu do të gjenerohen të hyrat e shtetit, do të stimulohet transportietj” , tha Begolli

Në ringjalljen e Brezovicës beson edhe eksperti i fushës së turizmit, Zekë Çeku. Megjithatë, ky i fundit pati kritika për përfaqësuesit e projektit, për siç tha mungesën e informimit të qytetarëve për dhënien me koncesion të asaj pjese.


“Pasi që ne nuk kemi mjete atëherë zgjidhja e duhur janë investimet në atë pjesë që është larguar edhe nga harta për shkak të gjendjes që është atje. Pres që me këto investime do të zhvillohet turizmi në atë pjesë. Mirëpo kam një kritik për përfaqësuesit e projektit të cilët kanë bërë shumë pak në informimin e opinionit, pasi që siç e kam parë unë opinioni është informuar se ajo pjesë po privatizohet”, tha Çeku

Kritika për projektin, e sidomos për mungesën e transparencës gjatë përzgjedhjes së firmës që fitoi me koncesion, pati edhe gazetari i “Zëri”-it, Liridon Llapashtica, i cili ka përcjellë këtë proces që një kohë të gjatë. Ai, mes tjerash, përmendi edhe çmimin e lirë të dhënies me qira të tokës, 27 cent për një metër katror, që sipas tij, është shifër qesharake.

Projekti i ri u mirëprit edhe prej Arben Islamit nga nisma dashamirëse e Brezovicës, Snownjeri. Ky tha se që nga viti 1985, resori turistik i rajonit të Shtërpcës, nuk ka funksionuar qysh duhet. Brezovica e re përfshinë gjithsej 3 mijë e 364 hektarë. Në tri vjetët e para të zhvillimit të saj do të investohen 165 milionë euro. Në fazën e dytë të projektit llogaritet të futen 152 milionë, ndërsa në fazën e tretë, atë përfundimtaren, që kryhet pas 17 vjetëve, edhe 92 milionë tjerë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori