LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane shënon 10 vjetorin e themelimit

Oda Ekonomike Amerikane shënon 10 vjetorin e themelimit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) sot shënon 10 vjetorin e themelimit përmes një konference me pjesëmarrës të shumtë, diskutimet e të cilëve do të fokusohen në rolin dhe zhvillimin e Odës Ekonomike Amerikane përgjatë këtyre dhjetë viteve dhe në të ardhmen.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) është një organizatë e pavarur, jo-qeveritare e cila promovon mundësitë ekonomike dhe interesat e biznesit. OEA është një shoqatë udhëheqëse e bizneseve në Kosovë, me anë të së cilës udhëheqësit e biznesit bashkëpunojnë për përforcimin e klimës ekonomike të vendit.

E themeluar në 2004, është formalisht e akredituar nga Oda Ekonomike e Shteteve të Bashkuara (OEShB) në Washington, e cila e mundëson OEAK të veproj si një urë lidhëse në mes të OEShB dhe bizneseve Kosovare. Gjithashtu, OEAK është anëtare e Odës Amerikane në Evropë, që mundëson anëtarëve të saj lidhje të drejtpërdrejt në rrjetin e 18,000 kompanive Amerikane dhe Evropiane.


Përkushtimi i OEAK për tu shërbyer anëtarëve me anë të rrjetëzimit, avokimit, dhe informatave mundëson këtë organizatë të udhëheq dhe prezanton kompanitë më të mëdha dhe vendore dhe ndërkombëtare.

Anëtarësia, në kuadër të sektorëve, përfshinë (por nuk është e limituar në) në sektorin e: arsimit, bankarë, energjisë, farmacisë, firmave auditor, juridikes, këshillimit, ndërtimtarisë, përpunimin e metalit, sigurimit, dhe teknologjisë informative.

Misioni i OEAK-së është të bëhet zëri i komunitetit të bizneseve kombëtare dhe ndërkombëtare për të promovuar interesat e biznesit, si dhe, për të shërbyer si një mjet për të krijuar rrjetin e bizneseve dhe shpërndarjen e informatave.

Objektivë e saj është të mundësoj një platformë për investitor për të diskutuar dhe shkëmbyer informata lidhur me aktivitetet e tyre ekonomike, mbajë kontakte të ngushta mes autoriteteve lokale dhe të huaja për t’i informuar anëtarët lidhur me politika ekonomike e juridike, inkurajojë përfshirjen në tregti, investim, financa dhe industri, dhe promovojë qeverisjen e mirë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori