Jo vetëm gjatë sezonit të verës, Dubrovniku qyteti turistik ofron shumë mundësi dhe oferta të favorshme për turistët kosovarë dhe në sezonin e dimrit. Milan Periç, ministër i Turizmit në Durovnik i cili në Prishtinë ka ardhur për t’i prezantuar ofertat që ky vend turistik ofron dhe për sezonin e dimrit dhe festat e fund vitit, tha se ata kanë oferta speciale për këtë sezon.
Ai ka ftuar turistët kosovar që ta vizitojnë këtë qytete, duke ditur se edhe transporti për atje tashmë është i rregulluar dhe arrihet mjaftë lehtë. “Kosova dhe Kroacia në përgjithësi kanë pasur bashkëpunime që janë shumë të hershme. Andaj ne duam që këtë ta lidhim ende më shumë përmes turizmit, duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik. Nëse i krahasojmë bashkëpunimet e mëhershme dhe numrat, atëherë kemi ardhur që këtë ta rrisim edhe më shumë dhe të ndikojmë në ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ftoj të gjithë kosovarë që të vijnë në Dubrovnik për Vitin e Ri dhe programin dimëror sepse janë çmimet e volitshme”, ka thënë ai.
Si pikët tjetër shumë të rëndësishme e që është ndër arsyet e kësaj vizite, ai përmendi dhe hapjen e një degë të re për studimin e turizmit në përgjithësi me qëllim të krijimit të specialistëve në këtë fushë. “Pika tjetër që është shumë me rëndësi dhe që ka qenë arsye e kësaj vizite, është se vitin tjetër qyteti i Dobrovnikut, do të hap një degë të re që ka të bëjë me studimet bechelor për turizmin në përgjithësi në ngritjen e nivelit të stafit sa i përket hotelerisë menaxhmentit dhe hoteleve. Ky është një element shumë me rëndësi, i cili duhet të jetë prezent dhe në Kosovë për të rritur nivelin e turizmit që ofrohet tek ne. Në këtë mënyrë do të arrijmë t’i lidhim dy qytete, duke krijuar specialistë në sektorin dhe industrinë e turizmit”, tha ai.
Ndërsa, pohoi se nuk ka statistika të sakta të kosovarëve, të cilët e vizitojnë Dobrovnikun. Ai tha se shumëkosovarë që vizitojnëDubrovnikun, prezantojnë dokumentet e shtetit prej nga vijnë si Gjermania e vende tjera. Por theksoi se janë mbi 5 mijë bujtje gjatë vitit në Dubrovniknga turistë kosovar. Por se ata po punojnë që numri i turistëve kosovarë të rritet edhe më tej. Ai thekson se politikë e tyre mbetet shkëmbimi i turistëve nga të dy vendet Kosova dhe Kroacia, duke ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik.
Periç pranon se çmimet në Dobrovnik janë të larta për pushuesit kosovarë gjatë verës por thotë se kosovarët mund ta vizitojnë Dubrovnikun gjatë dimrit kur çmimet janë dukshëm më të ulta. Ndërsa, thekson se me intensifikimin e bashkëpunimit mund të ketë dhe çmime speciale për turistët nga Kosova.
Kurse, Fisnik Dragusha, menaxher në Agjencinë Turistike “Vas Tour”, tha se qytetarët nga Kosova udhëtojnë mjaftë shumë në Dobrovnik, pasiqë është një vend që i lidh në shumë aspekte me këtë qytet, si historikisht dhe nga ana e kulturës. E po ashtu është vendi i tetë me romantik në botë.
Ai tha se gjatë sezonit të dimrit çmimet janë më të favorshme, pasi që për dy netë e tri ditë ka një çmim prej 125 euro, çmim ky i cili është thuajse gjatë tërë sezonit, duke filluar nga shtatori deri në maj. Dragusha po ashtu tha se brenda muajit, minimumi dy autobusë shkojnë në Dubrovnik për vizitë turistike por nuk mungojnë as turistët nga atje që vizitojnë Kosovën dhe vendet përreth. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj