Pavarësisht numrit të madh të të papunëve, bizneset në Kosovë ankohen se në shumë raste nuk arrijnë të gjejnë punëtorë të përgatitur mirë që mund të kryejnë një punë e cila iu caktohet nga punëdhënësi.
Bashkëpronari i kompanisë “Baker Tilly”, Lekë Musa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, kritikon sistemin arsimor në Kosovë, që sipas tij, nuk është reformuar për shumë vite dhe nuk ka arritur të ofrojë cilësi të duhur dhe të përgatit kuadro përtregun e punës.
“Ekziston një problem me ndërlidhjen direket që duhet të jetë ndërmjet sistemit arsimor, sidomos kur bëhet fjale për Universitetet, shkollat profesionale me kërkesat dhe nevojat e kohës që janë të domosdoshme për ekonominë në vend”, thekson Musa.
Në Kosovë më së shumti thuhet se mungojnë inxhinier të profileve të ndryshme, profesionistë me përvojë pune në fushën e telekomunikacionit, kibernetikës, energjisë dhe në disa lëmi tjera.
Lekë Musa tregon se përveç bizneseve vendore që ballafaqohen më mungesë të njerëzve të pa përgatitur për një punë, një problem të tillë e kanë hasur edhe kompanitë e huaja të cilat kanë investuar kapitalin e tyre në Kosovë.
“Shumë punë që është dashur të kryhen në ndërtimin e Terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës është dashur që të vjen fuqi punëtore nga Turqia për arsye se fuqia punëtore në Kosovë nuk e ka pasur specializimin e duhur”, shton Musa.
Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i punëkërkuesve, të cilët janë të regjistruar në zyrat e punësimit, është rreth 350 mijë, ndërsa të punësuar llogariten të jenë mbi 400 mijë qytetarë.
Shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë, e cila arrin në mbi 30 për qind, sipas përfaqësuesve të biznesit, është edhe si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore të përgatitur mire dhe të profesionalizuar.
Drejtori i Instituti për Hulumtime të Avancuara, Agron Demi vlerëson se sistemi arsimor në Kosovë nuk po arrin të përgatisë kuadro të reja për punë profesionale, siç janë inxhinierët.
“Shumë biznese e përmendin këtë problem që e kanë të vështirë të gjejnë forcë të kualifikuar punëtore për lloje të caktuara të bizneseve, madje edhe në një ekonomi më bazë të shërbimeve prapë se prapë ka vështirësi në gjetjen e kuadrove”, shton Demi.
Ai thekson se në mungesë të përgatitjes së duhur arsimore të të rinjve, në një të ardhme të afërt ndërmarrjet publike në Kosovë, do të ballafaqohen me mungesë të stafit profesional.
“Në kuadër të Institutit GAP jemi duke bërë një hulumtim për funksionimin e ndërmarrjeve publike dhe del që pjesa më e madhe e të punësuarve në ndërmarrjetpublike është mbi 50 vjeç dhe një prej shqetësimeve të kryeshefëve të cilët janë intervistuar është se çka do të bëhet më një staf profesional kur ata do të dalin në pension dhe janë duke u frikësuar se ata nuk do të arrijnë t’i zëvendësojnë me gjeneratat e reja”, tregon Demi.
Ndryshe, organizatat ekonomike në Kosova kohë më parë kishin kërkuar që numri i madh i qytetarëve, të cilët janë të papunë, të arsimohen apo të trajnohen, pasi që në të kundërtën, krijimi i vendeve të reja të punës për këtë kategori do të mund të bëhet vetëm në nivelin e punëve fizike. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh