LAJMI I FUNDIT:

Korporata “Rugove” ndihmon në shpëtimin e jetëve

Korporata “Rugove” ndihmon në shpëtimin e jetëve

Korporata “Rugove”, duke vënë në dukje rëndësinë që ka plotësimi i nevojave për gjak, të martën, në objektet e Zyrave Qendrore të Korporatës “Rugove”, bashkë me ekipin e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, organizoi një seancë të dhurimit të gjakut.

Në këtë aktivitet, që është një zgjedhje e lirë, u përfshinë punonjësit e zyrës qendrore të Korporatës.

Aktiviteti i lartpërmendur u realizua sot më datën 9 dhjetor, në orën 16:00, në Zyrat Qendrore të Korporatës “Rugove”.


Dhurimi i gjakut është një akt vullnetar. Gjaku nuk mund të prodhohet në laborator, prandaj burimi i vetëm është dhurimi i tij. /Telegrafi/
dhurimi i gjakut1dhurimi i gjakut2