LAJMI I FUNDIT:

Panairi i dimrit

Panairi i dimrit

Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal do bëjë hapjen e Panairit të dimrit 2014, si pjesë e projektit “Mbështetje për Networking Zhvillim Rajonal në Kosovë” të financuar nga BE.

Panairi i Dimrit është një ngjarje që organizohet nga ARDA në kuadër të projektit të financuar nga BE “Mbështetje Rrjetëzimit të Zhvillimit Rajonal në Kosovë” që administrohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ky panair do të përmbajë laramani të produkteve të ndryshme vendore siç janë bizneset që prodhojnë qumësht, miell, pemë dhe perime, biznese të vogla dhe të mesme.


Përveç këtyre do të ketë edhe biznese që merren me artizanate që janë shumë të kërkuara në Kosovë.

Vizitorët e këtij panairi do të kenë mundësinë e shijimit të produkteve si dhe mund të shfrytëzojnë rastin të blejnë dhurata dekorative për festat e fund vitit.

Ky manifestim tradicional është dizajnuar si një mundësi për të mbështetur përpjekjet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve të reja në promovimin e prodhimeve të tyre dhe në avancimin e nismave për komunikim dhe marketing.

Misioni i ARDA-s është që të bashkërendojë dhe promovojë zhvillimin rajonal dhe rural në Kosovë dhe të mbështesë pesë Agjencitë Rajonale për Zhvillim (AZHR) në marrjen e rolit udhëheqës në planifikimin dhe lehtësimin e zhvillimit rajonal dhe socio-ekonomik në Kosovë. /Telegrafi/