Pas krijimit të institucioneve të reja të Kosovës sektori privat pret përmirësime në zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Ky sektor që konsiderohet promotor i zhvillimit të përgjithshëm ekonomik vazhdimisht është përballur me probleme të shumta, që sipas përfaqësuesve të komunitetit të biznesit ka detyruar edhe falimentimin e bizneseve.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se sektori privat është nxitës i reformave, kurse shteti dhe institucionet do ti bëjnë ato.
Ai thotë se ky sektor kërkon që të jetë i barabartë në treg më konkurrencën që vjen nga jashtë, sepse politikat zhvillimore, sipas tij janë më të favorshme për konkurrencën që vjen nga jashtë se sa për prodhuesit vendor.
Shahini thotë se autoritetet kompetente duhet që të krijojnë politika zhvillimore të qëndrueshme për sektorin privat, sepse sipas tij, gjendja në këtë fushë është kritike, pikërisht për shkak të politikave të pafavorshme. “Kjo duhet të jetë në fokus se reformat fiskale të jenë prioritet për qeverinë e re të Kosovës. Dhe kjo nëse ndodh do të hapet dera për investime të reja,do të rritet fuqia konkurruese e bizneseve vendore por edhe do të ketë mundësi për punësime të reja të te rinjve”, shprehet Shahini .
Se situata e sektorit privat është në gjendje të rendë, është thënë edhe në hulumtimin e fundit të Institutit “Riinvest”. Sipas këtij hulumtimi janë identifikuar 23 barriera në të bërit biznes në Kosovë, duke filluar nga kostoja e lartë e financimit të bizneseve, niveli i lartë i korrupsionit, mungesa e përkrahjes shtetërore si dhe konkurrenca jo e drejtë e shkaktuar nga evazioni fiskal dhe ekonomia jo ligjore.
Në sektorin privat janë të punësuar mbi 222 punëtorë, kurse paga e tyre arrin deri në 220 euro në muaj.
Edhe pronarë të kompanive prodhuese kërkojnë nga qeveria që të krijojnë kushte që të jenë të barabartë me konkurrencën nga jashtë.
Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Pestova” në Vushtrri, tha se konkurrenca nga rajoni po dëmton prodhuesit në Kosovë.
Kompania “Pestova”, bën prodhimin dhe përpunimin e patates. “Ne presim vetëm që të jemi të barabartë më konkurrentët së paku më ata në rajon që janë të pranishëm me produktin e tyre në Kosovë. Konkretisht e kam fjalën për taksën e lëndës se parë që nuk mund të prodhohet në Kosovë, që deri më tash nuk është bërë, se paku për ne, nuk e di për të tjerët”.
“Madje, disa prodhues të shteteve tjera, siç është Serbia, kanë të drejtë që produktet e tyre ti shesin në Kosovë, por që ne nuk kemi të drejtë të jemi të pranishëm në tregun e Serbisë“, tha Kosumi.
Shahini ndërkaq, pohon se partitë në pushtet gjatë fushatës zgjedhore kanë premtuar përmirësim në këtë fushë. “Këto dy parti që përbëjnë koalicionin shtetëror kanë premtuar se do të ketë ndryshime, zhvillime dhe punësime të reja dhe ne i presim nga viti i ardhshëm që të fillohet me një hap të mbarë në realizimin e premtimeve gjatë fushatës zgjedhore“, thotë Shahini.
Sidoqoftë, gjatë fushatës zgjedhore, lider të partive politike patën premtuar se ekonomia do të jetë shtylla kryesore e qeverisjes. Po ashtu, sipas tyre, modeli i qeverisjes do të ndërrohet prej një ekonomie që mbështetet në sektorin publik në një mbështetje në sektorin privat. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj