LAJMI I FUNDIT:

Banka ruse rrit normën e interesit

Banka ruse rrit normën e interesit

Banka Qendrore Ruse ka njoftuar në orët e para të së martës për një rritje dramatike të normës bazë të interesit, dhe atë nga 10.5 sa ishte, në 17 për qind.

Përmes një deklarate të lëshuar, kjo bankë ka njoftuar se rritja e normës së interesit është bërë me qëllim që të parandalohet zhvlerësimi i rublës ruse dhe për shkak të rreziqeve nga inflacioni.

Më 15 dhjetor, rubla ruse ka rënë më shumë se 63 krahas dollarit amerikan dhe 78 ndaj euros.


Monedha ruse, që nga fillimi i këtij viti, ka humbur gjysmë e vlerës së saj krahas dollarit dhe euros.

Analistët thonë se çmimi në rënie i naftës dhe sanksionet ekonomike perëndimore kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes së Kremlinit në Ukrainë, ka bërë që rubla të bie gjatë gjithë kësaj kohe.

Rusia ka shpenzuar më shumë se 80 miliardë dollarë në përpjekje për ta parandaluar rënien e rublës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori