LAJMI I FUNDIT:

Podujeva përfitoi edhe një projekt nga Komisioni Evropian

Podujeva përfitoi edhe një projekt nga Komisioni Evropian

Komuna e Podujevës do të bëhet me Qendër për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve, falë përkrahjes nga Programi i Komisionit Evropian për Zhvillim Ekonomik, njoftoi Zyra komunale për informim.

Vlera e projektit, kontratën për realizimin e të cilit e nënshkroi kryetari i Komunës Agim Veliu me përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Kosovë, kap shumën prej 483 mijë euro.

Përfitimin e këtij projekti, kryetari Veliu e vlerësoi si një investim shumë të rëndësishëm për sektorin e bujqësisë. “Ndërtimi i kësaj Qendre për grumbullim dhe përpunim të pemëve dhe perimeve do të jetë stimulim shtesë për fermerët llapjanë në rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese. Përveç ruajtjes dhe grumbullimit të produkteve bujqësore kjo qendër është e rëndësishme edhe për faktin se do të punësojë një numër të konsiderueshëm të punëtorëve”, tha Veliu.


Financues kryesor i këtij projekti është Komisioni Evropian, i cili do të investojë 420 mijë euro (87 %), ndërsa Komuna e Podujevës merr pjesë me 63 mijë euro (13%).

Me këtë projekt parashihet ndërtimi i objektit të qendrës preh rreth 450 m², i cili do të jetë sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Realizmi i tij do të fillojë në janar të vitit 2015 dhe do të përfundojë në janar 2017.

Kjo qendër do të ndërtohet ne fshatin Sfeçël, kurse implementues i projektit është Komuna e Podujevës në partneritet me Shoqatën e Fermerëve “Shpresa e Llapit”.

Në kuadër të këtij projektit parashihet edhe furnizimi me makineri për ruajtje dhe përpunim, organizimi i panairit për produkte bujqësore, video dokumentar, trajnime për fermerë, shtypja e katalogëve bujqësorë si dhe disenjimi i ueb-faqes.

Përfitimi i këtij granti nga Komisioni Evropian, vjen pas realizmit të suksesshëm të projektit në Liqenin e Batllavës, ku Komisioni Evropian investoi 325 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori