LAJMI I FUNDIT:

Studim i ri zbulon gjëra befasuese për temperatura e larta!

Studim i ri zbulon gjëra befasuese për temperatura e larta!

Nëse dikush ju pyet se cila temperaturë e jashtme është më e mira për produktivitetin tuaj, çfarë do të thuash? Një studim i ri amerikan pohon se temperatura më e mirë e punës për njeriun është mes 12 dhe 15 gradë Celsius.

Një hulumtim i ri mbështet idenë se vjeshta është koha e rritjes së produktivitetit. Ekonomistët nga Universiteti Illinois dhe Berkeley kanë zbuluar se temperaturat e larta në të vërtetë ulin produktivitetin tuaj, sidomos nëse temperaturat të tejkalojnë 15 gradë Celsius. Ata zbuluan se njerëzit pastaj punojnë më pak dhe fitojnë më pak para dhe se kjo gjithashtu ndikon në ekonomin duke i bërë gjërat më keq gjatë ditëve të nxehta të verës, raporton Medical Daily, transmeton Telegrafi.

Studimi i publikuar nga Zyra Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike, zbulon se temperatura e jashtme prej rreth 25 gradëve zvogëlon të ardhurat mesatare amerikane për pesë dollarë në ditë. Gjithashtu, për rreth gjysmë Celsius më shumë se 15 gradë, produktiviteti mesatar ekonomik bie për një për qind.


Përfundimi është mjaft i qartë dhe është i lidhur drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, ndaj studimi pohon se me vazhdimin e ngrohjes globale e vazhdueshme, kjo do të japë efekt negativ në ekonomi.

Megjithatë, ka një vonesë, sepse studimi nuk është dorëzuar për recension shkencor kështu që nuk duhet të merret si e mirëqenë. Disa theksojnë se ky pretendim është një hiç, e disa e cilësojnë si zbulim revolucionar.

Gjithashtu, shkencëtarët ende nuk mund të përcaktojnë se pse ekziston një lidhje ndërmjet ndryshimeve klimatike dhe produktivitetit, por kjo ndodh mbase jemi të hutuar më lehtë nga dita e bukur dhe me diell. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori