LAJMI I FUNDIT:

Vala shpërblen konsumatorët besnik

Vala shpërblen konsumatorët besnik

Vala dhe Telekomi i Kosovës nga dita e hënë vijnë me ofertën më të re “Shpërblimi i Besnikërisë”.

Shpërblimi i besnikërisë është oferta e parë e këtij lloji në Kosovë, dhuratë e cila i ofrohet konsumatorëve në prag të festave të fundvitit, si një urim për një vit të ri sa më të mbarë.

“Pas testimit me sukses të plotë të shërbimit 3G, ku ka pasur kërkesa të mëdha nga konsumatorët tonë, sot dua të bëj të ditur se kemi filluar edhe me testimet e para të teknologjisë 4G në Prishtinë. Me përkrahjen e kësaj teknologjie, është bërë e mundur që të kombinojmë oferta të reja në bazë të kërkesave të konsumatorëve tanë dhe njëra nga këto oferta është edhe kjo që po e lansojmë sot”, theksoi u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Mehdi Latifaj gjatë një konference me gazetarë në përmbyllje të këtij viti kalendarik.


Kjo ofertë, sipas tij, përmban mundësi të kombinimit të shërbimeve të telefonisë mobile (zë, internet 3G dhe 4G), televizion IPTV, telefoni fikse dhe internet në shtëpi me llojllojshmëri produktesh të reja, që mund të përshtaten sipas kërkesave dhe dëshirave të konsumatorëve.

Tek Vala dhe Telekomi i Kosovës, konsumatori zgjedh pakon e personalizuar duke marrë edhe shpërblimin në vlerën e dedikuar për pakon duke e pranuar më pas shpërblimin në rrjetin e cilitdo partnerë të PTK-së. “Me këtë ofertë do të përfitojnë të gjithë konsumatorët, të cilët nënshkruajnë një kontratë për shërbimet e Vala-s ose të Telekomit të Kosovës, ndërkaq niveli i shpërblimit do të varet nga produkti i përzgjedhur”, theksoi Latifaj.

Për të përfituar nga kjo ofertë, konsumatorët duhet të vizitojnë njërën prej pikave të Vala-s dhe Telekomit të Kosovës apo të partnerëve të saj, të nënshkruajnë kontratën dhe të pranojnë shpërblimin e besnikërisë.

Oferta do të realizohet në bashkëpunim me partnerët e Vala-s dhe Telekomit të Kosovës. Procesi i përzgjedhjes së partnerëve ka filluar më 20 nëntor të këtij viti. Qëllimi i partneritetit ka ofrimin e shërbimeve më të mira për konsumatorët e Vala-s dhe Telekomit të Kosovës, në mënyrë që ata të përfitojnë produkte dhe shërbime telekomunikuese sa më të favorshme.

Deri në këtë moment, Vala dhe Telekomi i Kosovës kanë përzgjedhur disa partnerë me të cilët këto oferta do të vihen në dispozicion.

Procesi i përzgjedhjes së partneritetit do të vazhdojë dhe do të pasurohet me partnerë të rinj.

Për listën e fundit të partnerëve, ju lutem të vizitoni www.ptkonline.com dhe apo thirrni direkt në numrin pa pagesë 0800 10 000./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori