LAJMI I FUNDIT:

Ditët e Biznesit të Vogël 2014

Ditët e Biznesit të Vogël 2014

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka organizuar Konferencën Përmbyllëse në kuadër të – Ditët e Biznesit të Vogël 2014. Kjo konferencë u karakterizuar me përzgjedhjen e NVM-së më konkurrente për vitin 2014 në Kosovë, si dhe u përzgjodh eksportuesi i vitit 2014.

Konferenca është hapur nga Hykmete Bajrami, ministre e MTI-së e cila potencoi rëndësinë e programeve dhe donatorëve për mbështetjen e bizneseve e vogla dhe të mesme.

Kjo konferencë u karakterizua me praninë e shumë pjesëmarrësve nga komuniteti i biznesit. Më këtë rast, u përzgjodhën tri kompanitë më konkurrente të vitit në nivel të Kosovës. Ato janë:


1. GLAVBOLGARSTROY AD, Branch Kosovo – me çmimin e parë
2. FLUIDI Sh.p.k. – me çmimin e dytë, dhe
3. ELI-AB Sh.p.k. – me çmimin e tretë

Po ashtu u përzgjodh eksportuesi i vitit 2014

1. Devolli Corporation Sh.p.k

Kjo konferencë u karakterizua me një debat ekspertësh qe përfshiu temën përkatëse:

1.Roli i edukimit në zhvillim ekonomik të vendit

Pjesëmarrës të panelit diskutues ishin: Valdrin Lluka, kryeshef i Agjencisë KIESA; Argjentina Grazhdani, menaxhere e Projektit EYE; Drita Kadriu, drejtuese e Departamentit për Edukim të lartë, Ministria e Arsimit Shkencës së Teknologjisë; Alejtin Berisha, drejtues Ekzekutiv i Kolegjit Universum; Myzefere Limani, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe të Elektroteknikës.

Paneli trajtoi perspektivat e ndryshme që tregojnë rolin e edukimit në zhvillimin ekonomik. Ndërsa, konkluzion i këtij debati ishte që për përshtatshmërinë në mes të programeve të edukimit dhe nevojave të tregut, duhet të angazhojmë sektorin privat në identifikimin e nevojave të shkathtësive dhe kompetencave që sektori privat i ka.

Ditët e Biznesit të Vogël 2014 ka sjellë një vlerë të shtuar komunitetit të biznesit, meqë kanë ofruar një mundësi të afërt të bashkëpunimit në mes institucioneve përkatëse dhe komunitetit të biznesit. /Telegrafi/