LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Investimet në bujqësi do të rriten nga viti në vit

Krasniqi: Investimet në bujqësi do të rriten nga viti në vit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefen e zyrës greke në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou, me të cilën kanë biseduar për punën që po bëhet në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për mandatin e ardhshëm.

Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Athanassiadou për mbështetjen që Greqia i kanë dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje.

Ai e njoftoi ambasadoren me progresin e shënuar në fushën e bujqësisë, duke treguar edhe për investimet, të cilat pritet të bëhen në këtë sektor në kuadër të Strategjisë dhe Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014-2020.


“Investimet në sektorin e bujqësisë do t’i rrisim nga viti në vit, duke e fuqizuar edhe më tej këtë sektor, i cili është kontribuesi kryesor në zhvillimin ekonomik. Edhe në kuadër të strategjisë shtatëvjeçare, ne do të përfshijmë skema edhe më të larmishme përkrahëse për fermerët dhe agrobizneset vendore, në mënyrë që t’i rrisim aftësitë e tyre konkurruese”, tha ministri Krasniqi.

Nga ana e saj, Ambasadorja Athanassiadou ka uruar Ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Greqisë për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. Të dy u pajtuan për të vazhduar komunikimin në funksion të gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit me interes të të dyja vendeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori