LAJMI I FUNDIT:

Lakwijk : Politikat e kujdesshme i shërbejnë më së miri Kosovës

Lakwijk : Politikat e kujdesshme i shërbejnë më së miri Kosovës

Përfaqësues i FMN-së në Kosovë, Frank Lakwijk ka thënë se buxheti duhet të miratohet sa më shpejtë për tu shmangur mbyllja e Qeverisë në fund të janarit.

“Një dispozitë e buxhetit të vitit 2015 që ka tërhequr shumë vëmendje dhe kritikë është vendimi për të mos i rritur pagat e sektorit publik. Ashtu siç është e ditur, pagat e sektorit publik edhe ashtu janë rritur për 25 për qind ne Prill të këtij viti. Sipas vlerësimit tonë, vendimi për mos rritjen e pagave edhe njëherë kaq shpejtë është një vendim i drejtë”, tha ai.

Frank Lakwijk, Përfaqësues i FMN-së në Kosovë, nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, paga mesatare në sektorin publik është rritur më shumë se dyfish, rritje kjo tri deri katër herë më e shpejtë se ajo në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. “Gjatë të njëjtës periudhë, pagat e sektorit publik janë rritur më shumë se dy herë më shpejtë se ekonomia e përgjithshme e Kosovës – dhe është madhësia e përgjithshme e ekonomisë ajo që përfundimisht përcakton se çfarë mund të përballojnë qeveria dhe vendi dhe çfarë jo”, thekson Lakwijk.


Ai thotë se duke i shfrytëzuar sa më shumë të hyrat e vendit për pagesën e pagave, Kosova ka bërë që të ketë më pak burime në dispozicion për arsim, për projekte të infrastrukturës dhe energjisë, për të cilat vendi ka nevojë të madhe për zhvillim.

“Kjo gjithashtu ka dëmtuar konkurrueshmerinë e cila është reflektuar edhe në eksportin edhe ashtu të limituar të Kosovës. Gjithashtu, rritja e shpejtë e pagave të sektorit publik e ka privuar sektorin privat, si motorin kyç të ekonomisë, nga talenti i çmuar, meqë sektori publik tani ofron edhe siguri më të madhe të punës edhe paga më të larta në aftësi të krahasueshme. Kjo ka ngritur pikëpyetje lidhur me drejtësinë: me një situatë ku pagat dhe mëditjet zënë një pjesë gjithnjë më të madhe të buxhetit të qeverisë, nuk është për t’u habitur se Kosova vazhdon ta ketë programin më të kufizuar të ndihmës sociale në rajon”, thekson Lakwijk.

“Është përgjegjësi e vendit që të vendos se si ti shfrytëzoj resurset e tij, si dhe e drejtë e posaçme e parlamentit të përcaktoj alokimet për pagat e sektorit publik. Paralajmërimi që ne duam të bëjmë është se premtimi i vazhdueshëm për më shumë sesa dikush mund të përballoj nuk është mënyra e duhur për të rritur standardin e jetesës. Më saktë, rruga drejt prosperitetit arrihet duke iu dhënë kosovarëve dhe botës besimin për të investuar kapital dhe ide në vend, dhe politikat e matura janë pjesë thelbësore e kësaj pakoje”, tha Frank Lakwijk, përfaqësues i FMN-së në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori