Ringjallja e “Trepçës” ndodh vetëm atëherë kur ky gjigand ekonomik të largohet njëherë e përgjithmonë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe të hyjë në një projekt që i ofron mundësi zhvillimi.
Kështu tha drejtori i përgjithshëm kompleksit, Ahmet Tmava, në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, që u transmetuar të hënën, në Klan Kosova, e i cili, i tëri, iu kushtua procesit të prodhimit dhe kushteve të atij që llogaritet si një gjigand ekonomik potencial për vendin.
“Definitivisht ‘ Trepça’ gabimisht është në AKP duhet sa me pare të largohet nga AKP-ja . Fare nuk jemi pro privatizimit. Për njësit që ne dëshmojmë që mund të funksionalizohen mendoj që nuk vjen në shprehje privatizimi”, tha ai.
E drejtues tjerë të kompleksit thanë se Trepça do të mund t’u kthehet fitimeve që pati në kohët e arta, vetëm atëherë kur prodhimet e nxjerra këtu të përpunohen në produkte finale dhe si të tilla, të eksportohen.
Kjo, sipas drejtorit të flotacionit, Miftar Hyseni, ndodh vetëm kur shteti të bëjë më tepër për gjigandin ekonomik. “Mesazh për qeverinë që të kthehet nga Trepça sepse leverdia e këtij kompleksi është jo vetëm për Mitrovicën por për gjithë Kosovën. Nëse dikur ky kompleks ka qenë motor i ekonomisë Jugosllave atëherë mund ta merrni me mend se çfarë rëndësie do të kishte për Kosovën”, tha ai.
Në reportazhin për Trepçën u sollën edhe rrëfime të ndryshme të minatorëve, të cilët gjithë jetën punuan këtu. Shumica prej tyre thanë se problemet më të mëdha i kanë me makinat e vjetra që ju përkasin viteve të 50-ta.
Islam Kurti, pati një kërkesë për Qeverinë e sapokrijuar. “Mos të na harron as me rroga as me teknologji që është vjetruar mos të harron se jemi tu e shtyrë me gjoks”, tha ai
Momentalisht, Trepça eksporton vetëm koncentrat plumbi e zinkut, si gjysmë prodhime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj