LAJMI I FUNDIT:

AAK dorëzon amandament për rritjen e pagave

AAK dorëzon amandament për rritjen e pagave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka përgatitur amandamentet për projektbuxhetin e vitit 2015, të cilat do t’i propozojë në lexim të dytë.

Propozimet e AAK-së janë dërguar në Ministrinë e Financave dhe kanë të bëjnë me ngritjen e pagave prej 25 për qind dhe zbatimin e plotë të kontratës kolektive nga janari 2015.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, Donika Kada Bujupi, e cila ka thënë se është qëndrim i grupit parlamentar të AAK-së që të zvogëlohen shpenzimet e kabinetit qeveritarë në mënyrë që të realizohet ngritja e pagave dhe zbatimin e plotë të kontratës kolektive.


Këtë të fundit e kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve. /Telegrafi/