Tashmë janë bërë 212 ditë që kur ish-punëtorët e Fabrikës së Gypave nga Ferizaj, kanë hyrë në grevë. Në një tendë të vendosur në qendër të Prishtinës në mes të ndërtesës se Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, punëtorët që aktualisht kanë mbetur vetëm 10 nga 45 sa kanë filluar grevën, kërkojnë nga autoritetet kompetente t’iu ndajnë mjetet nga privatizimi i fabrikës ku ata kanë punuar.
Dhjetë punëtorë qëndrojnë në këtë tendë pasi 35 të tjerë kanë ndërprerë për shkak të problemeve shëndetësore, pasi në këtë tendë kanë përcjellë temperaturat e larta e tashmë edhe ato të ulëta.
Fabrika e Gypave në Ferizaj është privatizuar në vitin 2007 , më metodën e spin-off –it special. Por, mbi 25 milion euro ish punëtorët konsiderojnë se i takojnë atyre.
Njazi Asllani, kryetar i këshillit grevist të Fabrikës se Gypave, thotë se greva ka filluar më 27 maj të këtij vit. Ai për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se po ballafaqohen më vështirësitë rënda për shkak gjendjes shëndetësore të grevistëve, pasi mosha e tyre sillet nga 55 deri në 75 vjeç.
Problem paraqitet edhe sigurimi i ushqimit, pajisjet dhe mjetet e nevojshme për të qëndruar në tendë, kontrollimet mjekësore dhe hospitalizimi i të sëmurëve.
Pavarësisht këtyre problemeve, grevistët sipas Asllanit, janë të vendosur të qëndrojnë deri në realizimin e kërkesave. Respektivisht, shlyerjes se borxhit për mbi 25 milionë euro që janë paga të papaguara për 10 vjetë të 912 punëtorëve të kësaj fabrike. “Jemi të vendosur, pavarësisht temperaturave të ulëta, do ti përballojmë temperaturat më të ulëta se deri më tani edhe dimrin tjerët nëse nuk përfundon kjo lëndë, do të presim këtu”, tha Asllani
Në favor të këtyre punëtorëve kishte vendosur edhe Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë vendosi që dhënia e mjeteve të ekzekutohet nga Qeveria dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Kurse në muajin mars të këtij viti, Qeveria e Kosovës pati marrë vendim që të ekzekutohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për pagesën e borxhit ndaj këtyre ish punëtorëve.
Fehmi Mehmeti, një grevistë tjetër mbi të 70 – tat, thotë se mos ekzekutimi i akt gjykimit të Gjykatës Kushtetuese është shndërruar në lojë me ish–punëtorët. “Ne kemi të drejtë dhe do të qëndrojmë këtu edhe gjatë këtij dimri por edhe vitin tjetër nëse është e nevojshme”.
Në anën tjetër, Ylli Klaoshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka thënë se sapo Kuvendi i Kosovës të emërojë anëtarët e rinj të bordit të drejtorëve, agjencia do të paraqesë për aprovim në bord, kërkesën për pagesën e këtyre punëtorëve. “Agjencia është duke bërë përgatitjet e duhura, në mënyrë që sapo të emërohet ky organ( bordi i drejtorëve) të krijohen kushtet ligjore. Më pas agjencia do të informojë bordin e drejtorëve dhe do ti prezentaohet rasti për shqyrtim. Do të thotë se nuk ka nevojë për protesta dhe greva por kjo çështje është e përcaktuar ligjërisht dhe duhet”, ka thënë ai.
Ndryshe, këshilli grevist ka kërkuar nga qeveria e re, Kuvendi i Kosovës dhe Agjencia Kosovare të Privatizimit që të përshpejtohen procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit të AKP-se, në mënyrë që kërkesa e grevistëve të realizohet dhe greva të ndërpritet. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj