Çmimi i naftës ka rënë dukshëm ditëve të fundit. Nga 1 euro e 20 centë, sa ka qenë në muajt e verës, tash një litër naftë mund të blihet me një euro, apo në raste me të mira edhe me 98 centë.
Krahasuar me një vit më parë çmimi i naftës ka rënë deri në 35 centë, pasi rreth 1 euro e 32 centë pati arritur çmimi i naftës në kulmin e saj. Por kjo ulje drastike e çmimit të naftës nuk pritet të reflektojë shpejt edhe në uljen e artikujve të tjerë ushqimorë për prodhimin e të cilëve si kosto hyjnë edhe shpenzimet për derivate.
Ndonëse bizneset çdoherë e kanë arsyetuar shtrenjtimin e çmimit të artikujve të tyre me çmimin e lartë të karburanteve.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e pranon se bizneset në Kosovë po reagojnë shumë ngadalë për t’i ulur çmimet e produkteve që importohen e sidomos atyre që janë në bursë, siç është nafta.
Burim Piraj, drejtor i përgjithshëm në fabrikën e mishit “Meka”, ka thënë se rënia e çmimit të naftës do të ndikojë në rënien e kostos së prodhimit të produkteve të mishit.
E një furrtar, i cili ka kërkuar të mos i përmendej emri, ka folur sinqerisht duke thënë se nuk e ka në plan t’i ulë çmimet e bukës, megjithëqë ka rënie të kostos së prodhimit.
Kryetari i Shoqatës së Naftës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi i naftës gjatë këtyre javëve ka rënë për rreth 20 centë. /Koha Ditore/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh