LAJMI I FUNDIT:

Mustafa shuan shpresat sindikalistëve: Nuk ka para për rritje pagash!

Mustafa shuan shpresat sindikalistëve: Nuk ka para për rritje pagash!

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një intervistë për Bota press përveç se ka arsyetuar koalicionin PDK – LDK duke e quajtur “koalicion në të mirë të Kosovës dhe se ky koalicion është zgjidhja e vetme që funksionon në suaza të rregullimit të tanishëm kushtetues dhe që ofron stabilitet dhe prosperitet për vendin” ka folur edhe për paralajmërimin e protestave të sindikalistëve për rritje pagash.

“Nuk shoh arsye për protesta, sepse nuk shoh rezultate nga protestat. Po të kishte buxhet, do të rriteshin pagat pa protesta. E ku të protestojnë punëtorët e sektorit privat, të cilët i kanë pagat më të ulëta sesa ata në sektorin publik. Çështja është më e ndërlikuar, sesa duket. Prandaj të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi ndaj të gjithë të punësuarve por para së gjithash ndaj atyre që nuk kanë punë. Jam i përgatitur tu them të gjithëve se tani nuk ka para dhe as kushte ekonomike për rritje të pagave.

Duhet të gjithë të punojmë që ti krijojmë këto kushte. Do të punoj me përgjegjësi për të mirën e qytetarëve tanë. Jam I bindur se në fund të vitit 2015 qytetarët do ta kenë më mirë do të kemi më shumë punë dhe mirëqenie më të lartë” ka thënë kryeministri Mustafa në një intervistë për Bota Press. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori