LAJMI I FUNDIT:

Bizneset e shqiptarëve, faktor në ekonominë e Gjermanisë

Bizneset e shqiptarëve, faktor në ekonominë e Gjermanisë

Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani (UBSH), që nga themelimi i tij para një viti ka arritur t’i anëtarësoj rreth 500 biznese shqiptaro-gjermane të cilat kanë ndikim shumë të madh në ekonominë gjermane dhe në tregun gjerman.

Një nga themeluesit e këtij unioni, Vllaznim Kelmendi, në një intervistë për Kosovapress ka thënë se ky union ka për qëllim që t’i motivoj të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani që në një të ardhme të afërt të bashkohen dhe të bëjnë një investim gjigand në Kosovë.

“UBSH në Gjermani është krijuar qe një vit dhe brenda këtij viti kemi arritur që t’i bëjmë 500 anëtarë, 500 firma, dhe janë disa kritere të këtyre formave se ne nuk kemi firma që i kanë 3 punëtorë, 4 punëtorë, por i kemi ato kriteret tona dhe ato firmat që i kemi ne synojmë që në vitin 2015 ta rrisim numrin në bazë të statistikave që i kemi, i kemi 5000 biznese të larta në Gjermani kryesisht kosovarë”, thotë ai.


Kelmendi shton se me vetë faktin që bizneset kanë të punësuar qindra punëtorë, ata edhe kanë ndikim shumë të madh në ekonomin e Gjermanisë.

“Vetë fakti kur them që janë forma me fuqi që kanë 300 punëtorë, 1000 punëtorë, po kuptohet se qëllimi i këtyre formave dhe i të gjithë neve është që në këtë rast sa i përfaqësoj ato, në një të ardhme shumë të shpejtë të bashkohemi dhe ta bëjmë një fuqi të përbashkët ekonomike dhe të gjitha firmat që janë në Gjermani, me pronarë kuptohet shqiptarë, një pjesë e madhe e tyre veçse kanë bërë investime në Kosovë dhe i kanë bizneset ekzistuese këtu dhe qëllimi i këtyre, i Unionit të Bizneseve Shqiptare, është që ato firma të cilat e kanë ndonjë pengesë ose shohin si pengesë për investime në Kosovë, që ne bashkërisht të jemi unikë”, deklaroi ai.

Kelmendi ka theksuar se si Union kanë qenë në përkrahje të vazhdueshme për të gjitha bizneset shqiptare atje, si dhe ka premtuar se do të kenë gatishmëri që edhe në të ardhmen të jenë përkrah bashkëvendësve në Gjermani.

Ai shton se UBSH ka edhe synime shumë të mëdha e të cilat kanë të bëjnë me investime në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori