Buxheti i Kosovës për vitin 2015, prej rreth 1.6 miliard euro, të cilin e ka miratuar të hënën Kuvendi i Kosovës, nuk do të jetë i mjaftueshëm përballë nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, vlerësojnë ekspertët e çështjeve ekonomike në vend.
Ibrahim Rexhepi nga Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale – STRAS, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se ende nuk ka një plan konkret qeveritar për vitin 2015, por buxheti duhet konsideruar si mundësi për orientimin e saj, për tu fokusuar qoftë në sektorët e zhvillimit, sektorët social apo sektorët tjerë.
“Realisht, krahasuar me kërkesat, nevojat, ky buxhet nuk është i mjaftueshëm, nuk premton një ngritje ,një avancim, në aspektin e studimit ekonomik. Kryesisht është i fokusuar në përmbushjen e disa kërkesave sociale dhe jo aq shumë në tejkalimin e problemeve të rënda ekonomike, me të cilat për një kohë të gjatë po ballafaqohet vendi”, thotë Rexhepi.
Naim Gashi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është për t’u befasuar fakti se qeveria e Kosovës nuk do të mund t’i plotësojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve me buxhetin për vitin 2015, për faktin se asnjë qeveri në botë nuk arrinë t’i përmbushë kërkesat e qytetarëve të saj vetëm përmes buxhetit që ka.
Por, sipas tij, ajo që do të arrihet, është planifikimi i të hyrave buxhetore. “Mendoj se do të arrihet, për arsye se doganat, administrata tatimore dhe komunat janë të kujdesshme, tani e tutje, në planifikimin e të hyrave buxhetore. Ato nuk po planifikojnë më tepër se sa që kanë mundësi inkasomi, për arsye se po përballen me kritikat e opinionit publik për mosrealizimin e të hyrave”, shprehet Gashi.
Në anën tjetër, Rexhepi vlerëson se rritja e të hyrave buxhetore, e cila nga doganat dhe administrata tatimore, për vitin 2015, parashihet të jetë deri në 17 për qind më e lartë se në vitin 2014, është vështirë e realizueshme.
“Nëse dështon diçka te sigurimi i të hyrave, atëherë mund të krijohen probleme. Nuk do ta ndërlidhja këtë me krizë financiare, por mund të rritet deficiti buxhetor ose mund të mos respektohen disa standarde që të mos të tejkalohet ai 2 për qindëshi i GDP”, thekson Rexhepi.
Rexhepi ka shtuar se për të arritur qëllimin që të realizohet përqindja e planifikuar e të hyrave buxhetore, kërkohet mobilizim jo vetëm i administratës tatimore, po i të gjithë aparatit shtetëror, me qëllim të uljes së jo formalitetit në ekonomi.
Edhe Naim Gashi vlerëson se shteti duhet të bëj shumë më tepër për ta luftuar ekonominë joformale dhe kontrabandës nëpër kufij. Sipas tij, tashmë zyrtarisht pranohet në Kosovë, përfshirë këtu institucionet qeveritare dhe institucionet financiare ndërkombëtare, se30 për qind e ekonomisë në Kosovë është jo formale.
“E gjithë kjo, përkthyer në shifra, nënkupton 300 deri në 400 milion euro, neto të hyra, që humben nga buxheti i Kosovës, pikërisht për shkak të ekonomisë jo0 formale. Ajo që duhet të fokusuar më tepër, se ne, si shoqëri dhe si institucione, duhet ta luftojmë këtë dukuri, për arsye se është në dëm të interesave të qytetarëve”, thotë Gashi.
Lufta kundër e jo formalitetit, sipas ekspertëve të ekonomisë, do të ndikonte në shtimin e të hyrave buxhetore dhe rrjedhimisht, qeverisë do t’i jepej rasti që t’i plotësojë shumë më tepër kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar