Produktet “Made in Kosova”, ndonëse me mjaft vështirësi, gjatë vitit që lëmë pas, disa prej tyre arritën t’i ‘thyejnë “kufijtë”, duke depërtuar kështu edhe në tregjet rajonale e evropiane. Është kjo kompania “ASK Foods”, nga Gjilani e cila merret me përpunimin e pemëve dhe perimeve e cila me produktet e saj gjatë vitit që lëmë pas ka arritur të jetë e pranishme në tregun e evropian dhe rajonal.
Pronari i kësaj kompanie, Barlet Namoni, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënëse depërtimi në këto tregje evropiane ka qenë mjaft i vështirë.
Sipas tij, ka munguar angazhimi i autoriteteve shtetërore dhe shoqatave që merren me përfaqësimin e prodhueseve vendor që të krijojnë marrëdhënie bilaterale me shtetet evropiane sa i përket fushës ekonomike. “Jemi prezent në Suedi, në Gjermani, Belgjikë, në Zvicër shumë shpejt do të fillojmë eksportine produkteve në Slloveni,kemi eksport në Kroaci në Maqedoni dhe në Serbi”, tregon Namoni.
Produktet vendeve të rajonit tregon Namoni favorizohen nga shtetet e tyre dhe në këtë mënyrë e kanë shumë më të lehtë të depërtojnë në tregjet evropiane se sa prodhimet e Kosovës. “Realisht, ka qenë sfidë direkte e jona, pra nuk është lehtë të arrihet deri te partneri i jashtëm. Kjo kërkon kohë, angazhim, mirëpo fatmirësisht kemi arritur në këto pika dhe qëndrojmë mirë në bashkëpunim me ta”, tregon Namoni.
Sektori i prodhimtarisë, gjatë vitit 2014 ishte vlerësuar si njëri nga sektorët më të pazhvilluar në Kosovë.
Politikat fiskale, sipas përfaqësuesve të biznesit nuk kishin qenë, aspak në favor të tyre dhe rrjedhimisht iu kanëpamundësuar atyre që të tregohen më të suksesshëm.
Po ashtu konkurrenca e padrejtë i ka dëmtuar ata dhe ka pamundësuar që të marrin tregun.
Kompania “Frutomania” që merret më prodhimin e lëngjeve nga frutat e shtrydhura, që tashmë ka mbuluar pothuajse tregun vendor, kanë arritur që të depërtojnë në tregjet rajonale.
Pronari i kësaj kompanie, Alban Ibrahimi tregon se gjatë këtij viti kanë pasur përmirësime, megjithatë sipas tij, prodhuesit kosovarë janë në pozitë më pak të favorshme sesa prodhuesit e vendeve të rajonit. “Ne jemi në rritje. Në tregun rajonal kemi filluar të jem prezent, në Mal të Zi, në Shqipëri vetëm se kemi filluar shitjet dhe rezultatet e para dhe janë mjaft premtuese. Po ashtu jemi duke u përgatitur për fillimin e shitjes në Kroaci dhe Maqedoni”, tregon Ibrahimi.
Prodhueseve të Kosovës iu ka dalë në përkrahje Programi “Mundësitë e Reja për Bujqësi”, i përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim (USAID), për rreth katër vjetëve të fundit.
Me përkrahjen që fermerët kanë marrë nga ky program është mundësuar po ashtu krijimi i lidhjeve tregtare në nivele lokale, rajonale dhe evropiane me eksporte të suksesshme të pemëve dhe perimeve të freskëta.
Sipas të dhënave zyrtare, kontributi i eksporteve në volumin tregtar është shumë i ulët, rreth 200 milionë euro në vit, kurse importi kalon shifrën e rreth 2 miliardë eurove.
Të dhënat e fundit të tregtisë së jashtme, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se partnerët kryesorë tregtarë, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, janë vendet e Bashkimit Evropian.
Përfaqësues të biznesit, në anën tjetër, kanë kërkojnë nga autoritetet kompetente që gjatë vitit 2014 të jenë më të vëmendshme karshi prodhimtarisë.
Ata thonë se gjendja e vështirë që kishte përcjell bizneset kosovare në vitin 2014, duhet të jetë alarm për qeverinë që të rrisë dinamikën e krijimit të një ambienti më të favorshëm afarist në vend. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj