LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Të bëjnë protesta, por rritje të pagave nuk mund të ketë

Mustafa:  Të bëjnë protesta, por rritje të pagave nuk mund të ketë

Kryeministri Isa Mustafa gjatë një interviste për Telegrafin ka theksuar se nuk k a mjete buxhetore për ti rritur pagat e premtuara prej 25 për qind nga qeveria e kaluara. Sipas tij edhe kërcënimi me protesta nuk do të sjellë rritje pagash.

Mustafa thotë se një mundësi për rritjen e pagave është, vetëm nëse do të ketë rritje të tët hyrave buxhetore.

“Nga qeveria e kaluar është premtuar se do të ketë rritje pagash çdo vit nga 25 për qind, por në këtë buxhet nuk ka mjete për rritje të pagave, do të thotë dhe nuk kemi ku t’i gjejmë mjetet. Nëse në ndërkohë do të rriten të hyrat buxhetore ose do të përmirësohet buxheti natyrisht se do të shtrohet në rend dite edhe çështja rritja e pagave, por tash për tash me këtë buxhet mund të kemi vetëm implementim të një pjese të marrëveshjes kolektive, por është e pamundur që të kemi edhe rritje të pagave, jo se nuk e dëshirojmë, por në këtë fazë është e pamundur që ato të përfshihen”, tha kryeministri Mustafa.


Ai tha se protestat janë e drejtë e sindikatave dhe e qytetarëve, por duhet ditur edhe nga të sigurohen mjetet.

“Por të gjithë ata që bëjnë protestë duhet ta dinë se nga me i sigurua mjetet. Unë nuk shoh vend nga me i sigurua mjetet, përndryshe me i pas hapësirë që t’i sigurojmë burimet për kënaqjen e nevojave të shërbyesve civil dhe arsimtarëve assesi nuk do ta bëja punën që dikush të kërcënohet me protesta. Do të bëjnë protesta, por rritje të pagave nga ky buxhet tani nuk mund të ketë për arsye se nuk ka hapësirë, nuk ka para”, theksoi kryeministri Isa Mustafa. /Telegrafi/