Ndryshe nga shtetet tjera në gjithë botën ku çmimet e naftës kanë shënuar rënie të dukshme dhe atë rreth 50 për qind më lirë, në Kosovë vërehet një rënie shumë e lehtë e çmimeve të naftës.
Përfaqësues të naftëtarëve në Kosovë, mos rënien e çmimit të naftës ngjashëm me shtetet tjera e arsyetojnë më taksat e larta që ata i paguajnë për këtë produkt, si dhe mungesën e një rregullatori që mbikëqyrë çmimet e naftës.
Fadil Berjani, udhëheqës i Shoqatës se Naftëtarëve në Kosovë, duke bërë një krahasim me vendet e rajonit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova akcizën në naftë e ka më të shtrenjtën.
Derisa, Maqedonia sipas Berjanit, akcizën për naftë e ka 20 cent për litër, në Kosovë akciza është 35 cent. “Aktualisht çmimi i naftës në Kosovë është 0.99 euro deri në 1.05 euro. Por, ky çmim për ekonominë kosovare është çmim i lartë, kur dihet se në Gjermani me çfarë ekonomie ka ajo, çmimi i naftës për litër është 1.05 euro. Këto janë ato probleme që po krijohen për shkak të mungesës së një rregullatori”, thotë Berjani.
Çmimet e derivateve të naftës, ndërtohen nga bursa ndërkombëtare, kursi i dollarit, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ( TVSH), akciza dhe shpenzimet tjera.
Përveç çmimit të blerjes, në Doganat e Kosovës, kompanitë importuese paguajnë akcizë 0.35 euro për një litër naftë, ndërsa për benzinë paguajnë 0.33 euro, pastaj këtu shtohet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, transporti dhe shpenzimet tjera.
Ibrahim Bucaliu, pronari i kompanisë HIB – Petrol , kompani kjo e cila bën transportin e derivateve të naftës në tërë territorin e Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka treguar se ka rënie të çmimit të naftës, megjithatë sipas tij, janë taksat ato që pamundësojnë rënie më të madhe.
“Çmimin e naftës edhe atë të berzës ne e përcjellim çdo mbrëmje, ne jemi të parapaguar, në berzën botërore i marrim ato çmime që janë në berzë, ne jemi në treg në shitje. Mirëpo se ka rënë çmimi në berzë shteti taksat i ka fikse, e tek ne për një litër naftë paguajnë afër 47 cent taksa”, ka bërë të ditur Bucaliu.
Ai ka treguar se çmimi i naftës i cili ka qenë 1.24 euro për një litër, aktualisht është 0.99 euro deri në 1.00 euro.
Sidoqoftë, udhëheqësi i Shoqatës se Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani e ka quajtur mjaft problematike dhe të pa kontrolluar sektorin e naftës në Kosovë. Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrin hapa konkret në mbikëqyrjen e këtij sektori. “Bëj apel tek kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, që të bëhet formimi i rregullatorit sa më shpejt në mënyrë që ky sektorë të hyjë nën kontroll. Vetëm më formimin e këtij mekanizmi rregullohet ky sektor, i cili deri më tani ka qenë një sektor i kriminalizuar”, thekson ai.
Zakonisht kur në tregjet evropiane apo edhe më gjerë çmimet e produkteve të ndryshme kanë shënuar ngritje, kjo është reflektuar menjëherë edhe në Kosovë, por që sipas njohësve të çështjeve ekonomike në Prishtinë, kjo nuk po bëhet kur ka ulje.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës nuk ka kompetenca që të ndërhyjë në masën e çmimit të ndonjë malli, pasi që vazhdimisht është theksuar se oferta, kërkesa dhe tregjet e jashtme, përcaktojnë çmimet e produkteve të caktuara. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar