LAJMI I FUNDIT:

Nafta bie në rreth 48 dollarë për fuçi

Nafta bie në rreth 48 dollarë për fuçi

Rënia e çmimeve të naftës nëpër bursa botërore nuk ka të ndalur. Edhe sot nafta e papërpunuar e Londrës ka rënë në rreth 48 dollarë për fuçi, që është edhe niveli më i ulët që nga prilli i 2009.
Kështu, në vitin 2014 çmimet e naftës kanë rënë në total me 48 për qind. Ndërsa nafta e papërpunuar amerikane aktualisht kuotohet me 47.93 dollarë për fuçi, rënie me 55 për qind që prej muajit qershor të vitit 2014.

Analistët shprehen se çmimet e arit të zi do të qëndrojnë të dobëta përgjatë gjysmës së parë të këtij vitit, të paktën deri në mbledhjen e parashikuar të vendeve të OPEC-ut, ku mund të diskutohet edhe mundësia e shkurtimit të prodhimit.

Por, çfarë ndikimi do të kishte në ekonominë e vendeve të ndryshme të globit një çmim nën nivelin e 40 dollarëve për fuçi? Vendi që do të përfitonte më shumë do të ishte Filipinet.


Me një çmim nën 40 dollarë për fuçi, prodhimi i brendshëm bruto i këtij vendi do të shënohej në rritje mesatarisht me 7.6 për qind, përgjatë dy viteve të ardhshme. Ndërsa ekonomia ruse do kontraktohej me të paktën 2.5 për qind në terma vjetorë gjatë së njëjtës periudhë. Ndër vendet e zhvilluara Hong Kongu do të renditej mes fituesve , ndërsa Arabia Saudite do të kurorëzohej si humbësja më e madhe.

Por, ajo që shqetëson ekspertët dhe Bankat Qendrore të të gjitha vendeve është pikërisht impakti që do të kishte çmimi i arit të zi në normat e inflacionit. Me një çmim nën 40 dollarë, inflacioni do të regjistrohej në shifra të padëgjuara, që prej recesionit global të përfunduar në vitin 2009.
Objektivat mbi normën e inflacionit në shumë vende të Botës mund të konsiderohen tashmë të dështuara. Me një çmim nafte nën nivelin e 40 dollarëve, norma inflacionit do të shënonte një rënie të konsiderueshme, prej të paktën 1 për qind nga niveli aktual. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori