Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se Kosova duhet të importojë mallra në vlerë prej 3.5 miliardë euro që Dogana të arrijë të mbledhin 974 milionë euro për buxhetin e paraparë për vitin 2015.
Parashikimet buxhetore për vitin 2015, sipas tij, do të jenë mjaftë sfiduese nga vetë fakti që problemet e vitit 2014 si pasojë e ngërçit politik janë duke u bartur dhe u aktualizuar në vitin 2015. “E tëra kjo na bënë të shqetësuar që sektori privat do të jetë në një pozitë më të pa lakmueshme dhe me një pozicionim jo konkurrues karshi shteteve të rajonit”, tha Gërxhaliu.
Në vitin 2014 Doganat e Kosovës kanë grumbulluar afër 871 milionë euro si kontribut për buxhetin e Kosovës të hyra të grumbulluara nga Dogana, akciza, TVSH-ja dhe taksat që në krahasim me vitin 2013 është një rritje për afër 4 për qind.
Parashikimet për vitin 2015 janë që Dogana e Kosovës të grumbullojnë 974 milionë euro të hyra të vjela nga sektori privat përmes grumbullimit nga Dogana, akciza, TVSH-ja dhe taksat.
Kur kemi parasysh krizën aktuale në Kosovë, ai thotë se prapë sektori privat do të jetë bartës i këtij objektivi, mirëpo me një pozitë shumë më të vështirë se në vitin paraprak. Sipas tij, edhe ekspertët më të mëdhenj që merren me parashikime të trendëve ekonomike globale nuk kanë mundur të parashikojnë një rënie drastike të çmimit të naftës në berëzat ndërkombëtare, rënie e cila në mënyrë direkte, indirekte apo periferie do ta godet ekonominë kosovare.
“Kur kemi parasysh faktin se kemi të bëjmë me një produkt strategjik çfarë është nafta dhe se në vitin 2014 janë grumbulluar afër 300 milionë euro të hyra buxhetore, atëherë ky vit do të jetë edhe më i vështirë që të arrihet një shumë e tillë, sepse çmimet e naftës janë përgjysmuar. Derisa ulja e çmimit të naftës do të jetë një mundësi e reduktimit të kostos së prodhimit vendor edhe pse ulja e çmimit është duke ndodhur ngadalë, për Doganat e Kosovës do të jetë shumë më e vështirë të gjejë një alternativë kompenzuese të këtyre të hyrave. Dhe ajo çka mbetet është që të luftohet ekonomia informale dhe e kriminalizuar me qëllim që të mos gjobiten vetëm bizneset aktive”, ka shtuar ai.
Por ajo çka e shqetëson OEK-un është fakti se Kosova edhe në vitin 2015 do të jetë eksportues i parasë së gatshme përmes importeve dhe rritjes kuantitative të importeve, sepse të arrihet grumbullimi i 974 milionë euro nga Doganat e Kosovës, Kosova duhet të eksportojë afër 3.5 miliardë euro për blerje të produkteve të ndryshme që e dëshmon faktin se Kosova është duke u shndërruar në shoqëri të varur nga importi.
“E tëra kjo duhet të na obligojë që të orientohemi drejtë zhvillimit ekonomik në veçanti duke e mbështetur sektorin privat në forma të ndryshme lehtësuese me qëllim të forcimit të prodhimit vendor. Jo vetëm paraja e qytetarëve të Kosovës por edhe remitencat nga diaspora e kanë të njëjtin ‘fat’ që përmes Kosovës dhe importit të jenë mjet i dedikuar për stabilitet social dhe qëndrueshmëri ekonomike për vendet nga të cilat Kosova importon më së shumti. Dhe që të arrihet një ambient më i volitshëm për të bërë biznes në Kosovë dhe për të përmirësuar pozitën e sektorit privat ekziston vetëm një emërues i përbashkët dhe ai është sundimi i rendit dhe i ligjit”, ka theksuar Gërxhaliu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj