Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi ka pritur në takim pune sot kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini dhe përfaqësues tjerë të kompanive të ndryshme të kësaj aleance biznesore ku biseduan për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të informacioneve në mes subjekteve të tregut të punës si dhe krijimin dhe avancimin e marrëdhënieve me partnerët.
Ministri Abrashi gjatë takimit ka bërë të ditur se duke qenë i vetëdijshëm për shkallën e lartë të papunësisë në vend do të bëj çmos që angazhimin dhe qasjen e tij ta orientoj në planifikimin e projekteve të ndryshme për tregun e punës, ku synohet të punësohen punëkërkues të sektorëve të ndryshëm me qëllim të një kontributi në zbutjen e papunësisë.
Gjithashtu Abrashi në vazhdim ka thënë se do të angazhohet edhe në ngritjen e kapaciteteve dhe mundësive reale për arsimimin dhe aftësimin profesional për punëkërkuesit, konform kërkesave të tregut të punës, e cila njëherit mbetet një nga sfidat më të mëdha për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Prioritetet e MPMS-së do të orientohen në përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike të punësimit në bashkërendim me nevojat e tregut të punës, nxitjen e punësimit përmes zgjerimit të programeve aktive të tregut të punës dhe punësimit; në avancimin dhe modernizimin e sistemit informativ për menaxhimin e punësimit dhe në përsosjen e sistemit informativ të tregut të punës”, shtoi Abrashi.
Ndërsa Kryetari i AKB-së Agim Shahini gjatë takimit ka falënderuar Ministrin Abrashi për angazhimin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me bizneset në Kosovë dhe u zotua se marrëdhëniet me Ministrinë e Punës do të jenë në kontinuitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh