LAJMI I FUNDIT:

Partneritet me OEK-un për zhvillimin e agrobizneseve

Partneritet me OEK-un për zhvillimin e agrobizneseve

Me përkrahjen institucionale agrobizneset vendore po arrijnë të zgjerohen e të modernizohen, duke ndikuar kështu edhe në shtimin e prodhimtarisë vendore, si dhe në rritjen e cilësisë së këtyre prodhimeve. E kjo përkrahje për agrobizneset përmes granteve investive, do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti. Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi gjatë një takimi me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, ka treguar se edhe në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, përmes disa masave mbështetëse do të ofrojnë përkrahje për agrobizneset, të cilat sipas tij po ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai shtoi se mbështetja në bujqësi do të shkojë në disa segmente në mënyrë që Kosova të arrijë të mbulojë nevojat e konsumit dhe të ketë produkte edhe sa më cilësore.

Ministri Krasniqi po ashtu është shprehur i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit rajonal mes komunitetit të biznesit, duke premtuar kështu edhe përfshirjen e OEK-ut dhe mekanizmave tjerë në proceset e zhvillimit të këtij sektori.

Në anën tjetër, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me MBPZHR-në në mënyrë që edhe përkrahja e sektorit të bujqësisë të rritet në vazhdimësi. “Përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit, ne mund të arrijmë që agrobizneset vendore të zhvillohen edhe më tej dhe në këtë mënyrë ato të jenë edhe më konkurrente”, tha kryetari Gërxhaliu.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, përmes granteve investive, edhe sivjet do të përkrah rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në agrobizneset vendore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Rriten këmbimet tregtare me Shqipërinë, Llugaliu tregon se a ka kontrabandë nga Serbia

Rriten këmbimet tregtare me Shqipërinë, Llugaliu tregon se a ka kontrabandë nga Serbia

Ekonomi
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Kalo në kategori