Naftëtarët në Kosovë thonë se kanë ulur çmimin e naftës për 30 për qind. Aktualisht, sipas tyre, një litër naftë në Kosovë mund ta blesh me 1.00 euro, derisa ka qenë 1.30 euro. Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, naftëtarët kanë theksuar se çmimi i naftës në Kosovë është real dhe në suaza të lëvizjeve të çmimeve në tregjet botërore.
Ata kanë ritheksuar se çmimi i naftës në Kosovë nuk mund të jetë më i lirë tani, kur merren parasysh taksat që ata paguajnë për këtë produkt.
Në Doganat e Kosovës, kompanitë importuese tregojnë se paguajnë akcizë 0.35 euro për një litër naftë, ndërsa për benzinë paguajnë 0.33 euro, pastaj këtu shtohet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, transporti dhe shpenzimet tjera.
Nazmi Bytyqi, pronar i “Petrol Oil Sllovenija” në Kosovë, thotë se çmimi naftës ka shënuar rënie, por që nuk mund të jetë 50 për qind më lirë ashtu siç është në berzë. “Çmimi i naftës dihet botërisht që ka rënie në berzën botërore, por nuk do të thotë që ka rënie në berzë botërore të interpretohet edhe në shtetin përkatës, siç është rasti i Kosovës. Në Kosovë është 1.00 euro, ka edhe më ulët për një cent. Por duhet të kihen parasysh elementet që ndikojnë në formimin e çmimit. Kosova ka ulur çmimin e naftës për 30 për qind”, bën të ditur Bytyqi.
Mos ulja e çmimit të naftës, ngjashëm siç po ndodh në shumë vende të botës, ka ngritur reagime në Kosovë.
Ekspertë të çështjeve ekonomike vazhdimisht kanë theksuar se ka fiksim të çmimeve të naftës.
Fadil Berjani, udhëheqës i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë, kritikat se naftëtarët mund të kenë bërë fiksim të çmimeve, i quan të pavërteta. “Në Kosovë është një rënie e lehtë e çmimit. Duhet kuptuar sot çmimi furnizues është 47 cent aty i shtohet akciza, TVSH –ja, transporti, ky është çmimi që kalkulohet dhe del në tregun e Kosovë nuk ka marrëveshje të çmimit, është treg i lirë. Kosova është i vetmi vend në regjion që nuk ka rregullatorë, por nuk ka marrëveshje interne”, tregon Berjani.
Sidoqoftë Berjani thekson se sikur Kosova të kishte një rregualltor që do të monitoronte këtë sektor, çmimet e naftës do të ishin më të lira. “Rregullatori i duhet Kosovës dhe duhet të bëhet sa më parë, ky sektorë nuk është nëm kontroll ashtu si duhet të jetë. Besojmë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bëjë që brenda tre muajve që edhe në të kemi këtë rregullator, ashtu siç e kanë vendet e rajonit”, thotë Berjani.
Në lidhje me lëvizjet e çmimit të naftës dhe të derivateve të saj në tregun botëror dhe përshtatjen e çmimeve vendore me këto lëvizje, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se përshtatja e çmimeve të naftës dhe derivateve të saj në Kosovë është te suaza të lëvizjes së çmimeve në tregjet vendore dhe të rajonit. “Nga krahasimi i çmimeve shitëse me shumicë dhe pakicë me ato tё rajonit shihet qartazi se nё Kosovё nuk ekziston mospërshtatje e çmimeve nё atё nivel qё do tё bёjё tё nevojshme ndërhyrjen e Qeverisë sё Kosovës pёr tё caktuar çmimin e naftёs dhe tё derivateve tё saj nё tregun e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka theksuar se do tё vazhdojë tё monitorojë nga afër lëvizjet eventuale tё çmimeve të naftës dhe tё derivateve të saj nё tregun botëror dhe rajonal dhe do tё ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj