LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë dhe BSPK-ja zotohen për thellim të bashkëpunimit

Ministria e Bujqësisë dhe BSPK-ja zotohen për thellim të bashkëpunimit

Të gjithë mekanizmat sindikal në bujqësi që janë edhe të përfaqësuar nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës, do të jenë partner të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në realizimin e programit të kësaj ministrie për bujqësi.

Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, gjatë një takimi me kreun e BSPK-së, Haxhi Arifin, të cilit i premtoi bashkëpunim në mënyrë që shoqatat sindikale të bujqve do të jenë gjithmonë nga partnerët kryesorë.

“Për ne është me rëndësi që në çdo proces të punojmë bashkë në mënyrë që edhe rezultatet do të jenë më të mira”, tha ministri Krasniqi.


Ai i njoftoi drejtuesit e BSPK-së me planin për këtë vit, duke theksuar se me mbështetjen e MBPZhR-së për bujqësinë do të krijohen më shumë mundësi të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi i uroi ministrit Krasniqi për detyrën dhe suksese në realizimin e programit. Arifi premtoi bashkëpunim në çdo hap në mënyrë që të ketë sa më shumë rezultate. /Telegarfi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori