LAJMI I FUNDIT:

Pagat në PTK do të ulen

Pagat në PTK do të ulen

Posta dhe Telekomi i Kosovës nuk do t’i kenë më pagat me mesatare prej 1150 eurosh. Ato do të ulen në mënyrë drastike. Ky është plani i bordit dhe menaxhmetit të PTK-së. Vendimi për ulje të pagave është vendim i ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Mehdih Latifaj, i cili është bazuar në një rekomandim të Qeverisë të vitit 2012.

Ndërsa, kryetari i Federatës së Sindikalistëve të Pavarur të PTK-së, Lamih Balaj, thotë se nuk ka shumë informata lidhur me vendimin për uljen e pagave, por paralajmëron menaxhmentin se do të merr masa në rast se do të shkelen të drejtat e punëtorëve.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Mehdi Latifaj, duke mos dashur të jap shumë detaje rreth vendimit, ai thotë se ky është një vendim pozitiv. “Ne po mundohemi të kursejmë, asgjë më shumë. Nuk do të ketë largim nga puna e as zbritje të rrogave, p.sh. nëse e ka dikush pagën 1700 euro do ti zbritet në 1500”, ka thënë Latifaj.


Në anën tjetër Lamih Balaj, kryetar i Federatës së Sindikalistëve të Pavarur të PTK-së, thotë se ka informata se do të bëhet nivelizimi i pagave por sipas tij ende nuk ka parë ndonjë kontratë të nënshkruar apo nuk ka marr ndonjë vërejtje nga ana e punëtorëve.

“Ne si sindikatë nuk kemi ndonjë vendim, por ne edhe punëtorët jemi informuar se nuk do të ketë zbritje të pagave por do të ketë një nivelizim të pagave. Në momentin që ne do të shohim që në PTK ka zbritje të pagave dhe është shkel ligji në fuqi, atëherë ne do ti ndërmarrim të gjitha masat që na takojnë me ligj. Njehërit do të informohen edhe mediat në rast se ka diçka konkrete. Mirëpo për momentin nuk e kemi parë një kontratë të dikujt që është nënshkruar ose që ju ka zbrit ose jo paga”, ka thënë ai.

Balaj ka treguar se sipas menaxhementit , është caktuar një komision prej tre anëtarësh të cilët do të bëjnë nivelizimin e vendeve të punës me pagën që I takon.” Nuk ka diçka konkrete nuk kemi parë ende nuk mund të them që ka zbritje të pagave përderisa tek ne nuk është ankuar askush apo nuk e kemi parë një kontratë që e ka nënshkruar dikush”, ka thënë Balaj.

Nëse bazohemi në rekomandimin e mëhershëm të Qeverisë, del se PTK duhet të bëjë shkurtime në shpenzimet e personelit për 20 për qind në raport me të hyrat e përgjithshme të PTK-së.

“Në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit Ndërministrorë për Ndërmarrje Publike (NP), ju informoj që Komisioni Ndërministrorë për NP-të ka shqyrtuar kërkesën tuajpër aprovimin e planit të biznesit për vitin 2012 për PTK-në. Në këtë aspekt ne konsiderojmë që investimet kapitale të cilat janë planifikuar nga ana juaj, do t’i kontribuojnë pozitivisht përmirësimit të performancës dhe ngritjes së profitabilitetit të ndërmarrjes në fjalë. Megjithatë, me qëllim të ngritjes së vlerës së përgjithshme të PTK-së, komisioni ndërministror për NP-të vlerëson që niveli i përgjithshëm i shpenzimeve operative vjetore duhet të reduktohet konform parametrave të lejuar. Në kuadër të këtij qëndrimi , ne rekomandojmë që niveli i përgjithshëm i shpenzimeve për personelin në raport me të hyrat e përgjithshme të PTK-së për vitin 2012, duhet të jetë jo më shumë se 20 për qind”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori