LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjakovës nuk ka mjete për kompensimin e dëmeve të fermerëve

Komuna e Gjakovës nuk ka mjete për kompensimin e dëmeve të fermerëve

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës , Ramadan Hoti, së bashku me zyrtarin komunal për bujqësi, Agron Zorra, sot kanë pritur mbi dhjetë fermerë hasjan, të cilët ishin përfaqësues të mbi njëqind fermerëve të kësaj treve, ku janë shprehur kërkesat e këtyre të fundit për kompensim material të dëmeve të shkaktuara nga faktori klimatik, pas të reshurave të breshërit me stuhi në verën e vitit 2014.

Nga komisioni për vlerësimin e dëmeve qe konstatuar se dëmet në të mbjellura bujqësore kanë qenë rreth 1 milion e 100 mijë euro, që vlerësohen si dëme shumë të larta që kanë pësuar fermerët.

Fermerët kanë shprehur interesimin e tyre se çfarë janë mundësitë për kompensim.


Agron Zorra, zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë për Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka njoftuar fermerët se pas vlerësimeve të komisionit, Drejtoria e Bujqësisë e Komunës e ka dërguar kërkesën në Ministrinë e Bujqësisë për kompensim material të fermerëve të dëmtuar, kërkesë në të cilën ministri e ka deponuar më 14 gusht 2014.

Mirëpo, ka sqaruar Zorra, se pasi kaluan një muaj, ata nuk kishgin marr asnjë përgjigje, kërkesa e njëjtë është përsëritur edhe më 23 shtator. “Edhe pas kësaj date, e deri më sot, ende zyrtarisht nuk ka ndonjë përgjigje me shkrim”, tha ai.

Agron Zorra, theksoi se nga Ministria e Bujqësisë gojarisht u është thënë se nuk ka mjete financiare për kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore. Fermerët kanë kërkuar që të gjenden mundësi për kompensim material, qoftë edhe nga fondet e Komuna e Gjakovës.

Nënkryetari Ramadan Hoti ka thënë as si komuna nuk kanë buxhet për t’i kompensuar fermerët. “Komuna nuk ka buxhet, porse si institucion do të kërkojnë prapë në qeverinë e Kosovës për kompensim financiar, ku dëmet kanë qenë vërtetë të larta dhe dëmprurëse për fermerët hasjanë”, theksoi Hoti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori