LAJMI I FUNDIT:

Qeveria pezullon Fondin për Kuadro

Qeveria pezullon Fondin për Kuadro

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mërkurën që të pezullohet fondi për kuadrot, i cili ka stimuluar disa persona në Qeverinë e Kosovës me mjete financiare shtesë përveç që pagës që kanë marrë.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se duhet të ruhen disa kuadro deficitar që i ka Qeveria. “Mendoj që ky vendim që po quhet i përkohshëm duhet mirë të precizohet sepse ka disa burime të shtesave që jep Qeveria, nuk janë vetëm ekspertet e IT-së apo inxhinierike, është fondi për kuadro, është sfera e shëndetësisë, arsimi. Kisha kërkuar nga dy ministrat që të precizojnë shumë mirë kuptimin e këtij propozimi, të sqarohet mirë dhe qartë”, tha Bajrami.

Kurse ministri i Administratës, Mahir Yagcilar tha se me këtë vendim pezullohet edhe Fondi për Kuadro. “Me këtë vendim përfshihet edhe pezullimi i fondit për kuadro i cili do të rishqyrtohet që të jetë në përputhje edhe me legjislacionin për shërbimin civil, por edhe me ligjin për menaxhimin e financave publike”, tha ai.


Por, Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se nuk po i ndalin shtesat, por duhet të vendosin një rregull në këtë drejtim se shumë kategori marrin shtesa të ndryshme pa iu vendosur një emërtim. “Nuk po i ndalim këto shtesa po i pezullojmë përkohësisht deri sa t’i studiojmë veç e veç dhe në rast se japim shtesa për kategori të caktuara ne t’iu vendosim emër se për çka po i japim”, tha Hoti.

Megjithatë, pas debatit, Qeveria mori vendim që më së largu brenda dy javësh, të bëhet analiza nga Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Financave dhe të sillet për miratim vendimi që do të rregullojë në mënyrë unike dhënien e shtesave për shërbyesit civil dhe nëpunësit publik nga Buxheti i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori