LAJMI I FUNDIT:

Bajrami e Abrashi premtojnë ndryshim të politikave në ministritë e tyre

Bajrami e Abrashi premtojnë ndryshim të politikave në ministritë e tyre

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, si dhe kolegu i saj nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, kanë deklaruar të hënën, në një intervistë për emisionin “Ekonomia me Erëzën” në Klan Kosova, se do të ndryshojnë politikat rreth prioriteteve të këtyre dy dikastereve, krahasuar me paraardhësit e tyre.

Bajrami bëri të ditur megjithatë se zhvillimi i sektorit privat si dhe krijimi i kushteve më të mira për investitorët e huaj do të jetë prioritet për të.

Sipas saj rënia e investimeve ndodh për shkak të imazhit të lënduar të Kosovës. “Një nga çështjet që ne çalojmë shumë është mbrojtja e investitorëve, kështu që për ta tejkaluar këtë ne do të punojmë në përpilimin e strategjive në mënyrë që tu krijojmë kushte më të mira investitorëve. Përmirësimet e klimës së biznesit do ti shohim hap pas hapi”, tha Bajrami. Ajo premtoi se ditë më të mira do të vijnë edhe për prodhuesit vendorë, pasi do të ketë ndryshime të raporteve eksport-import. Duke folur rreth tregut të naftës, shefja e MTI-së premtoi monitorim të cilësisë së derivateve, në mënyrë që të verifikohet se a është i vërtet apo jo perceptimi për cilësinë e naftës.


Nga ana tjetër, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se në mandatin e tij do të fokusohet më tepër te punësimi dhe ligji i punës sesa skemat dhe çështjet sociale. “ Sa i përket fushës së punësimi do të rritet numri i të punësuarve përmes qendrave për punësim. Gjatë këtij viti do të fus një ligj unik për të gjitha kategoritë sociale”, tha Abrashi.

Ai tha se edhe qendrat e aftësimit profesional që kanë qenë të lëna anash, do ta kenë një përkrahje të madhe gjatë mandatit të tij. “Qendrat e Aftësimit Profesional e kam parë se nuk janë shfrytëzuar sa duhet. Unë e kam vërejtur se në këto qendra ka mungesë të pajisjeve dhe unë do të merrem me këtë gjë. Ideja ime është që këto qendra me i pajisur me teknologji të fundit në mënyrë që kushdo që kryen një kurs në këto qendra të jetë në gjendje të punoj edhe në Evropë”, tha ai.

Lidhur me kontratën kolektive ai tha se do të bëhet një shtyrje e implementimit të marrëveshjes në mënyrë që ajo të jetë në përputhje me ligjin e punës. Gjatë intervistës për emisionin “Ekonomia me Erëzën” Bajrami dhe Abrashi theksuan se rezultatet e para të këtyre planeve do të shihen nga fundi i këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Kalo në kategori