Përfaqësues nga Banka Botërore (BB) në Kosovë, vlerësojnë se rritja prej 2.5 deri në 3 për qind është pozitive por e pamjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë. Kjo është bërë e ditur gjatë prezantimit të raportit gjashtë mujorë të Bankës Botërore mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore.
Ky raport nxjerrë në pah edhe shpenzimet publike të qeverisë që kishin performancë të dobët, ndërsa për këtë vit përfaqësuesit e BB-së kërkojnë që të ketë shkurtime të shpenzimeve me qëllim të ruajtjes së rregullës fiskale prej 2 për qind deficit.
Eksperti i Bankës Botërore, Agim Demukaj, gjatë prezantimit të këtij raporti ka dërguar mesazhe të qarta duke kërkuar nevojën urgjente për konsolidimin fiskal. Ai po ashtu ka vlerësuar se vitin e kaluar kishte përformanc të dobët të të hyrave dhe projeksionet joreale në buxhetin e vitit 2015.
Sipas të dhënave vitin e kaluar janë realizuar të hyra mbi 1.3 miliardë euro ndërsa këtë vit qeveria ka paraparë të i realizoj mbi 1.5 miliard euro. Madje tij ATK ka realizuar vitin e kaluar -17 për qind të hyra më pak se sa planifikimet. “Bazuar në të dhënat zyrtare të thesarit për ekzekutimin e buxhetit të vitit 2014, dhe bazuar në buxhetin e planifikuar për vitin 2015 që është aprovuar nga parlamenti i Kosovës për vitin 2015 . Këtu jam mundu me bërë një kalkulim të vogël tek të hyrat e tërësishme e shohim që përformanca ka qenë e dobët vitin e kaluar për herë të parë ka ndodh që ATK ka grumbulluar më pak të hyra në vitin e kaluar se sa vitin para parak , për herë të parë që 15 vjet që nuk ka mbërri jo vetëm me realizua planin se planet mund të jenë zakonisht edhe të hyra por edhe me realizua atë që ka qenë e paraparë”, thotë Demukaj.
Ai po ashtu ka thënë se qeveria nuk ka arritur të realizoj të hyra e planifikuara për -9.6 për qind .
“Plani i tërësishëm për vitin e kaluar nuk është realizuar për 9.6 për qind nëse e shohim kolonën e fundit tek ato shifrat që i kamë nënvizuar me të verdhë ky është një krahasim mes buxhetit paraparë të hyrave në vitin 2015 dhe realizimit të të hyrave të vitit 2014 . Do të thotë jo buxheti në krahasim me buxhetin e paraparë me vitin 2014 sepse fatkeqësisht kur krijohet buxheti nuk merret parasysh buxheti paraprak mirëpo meqenëse nuk është i përfunduar viti fiskal gjithmonë merret parasysh pak a shumë buxheti që ka qenë i miratuar me disa modifikime”, ka thënë Demukaj.
Mesazh tjetër të cilin duhet me përcjell që është shumë me rëndësi për këtë vit fiskal edhe vitet e ardhshme është se do të ketë nevojë për një konsolidim urgjent fiskal ketë vit por edhe në vitet në vijim si dhe nevojitet një reformë strukturore në shumë fusha në këtë rast po flasim në reformë çoftë në arsim në të bërit biznes në relacione të ndryshme për me I përmirësua prospektet në rritje ekonomike të qëndrueshme edhe që krijojnë vende të punës.
Demukaj po ashtu ka prezantuar të dhënat për rënien e investimeve të huaja direkte. Sipas vlerësimet të BB-së vitin e kaluar investimet e huaja kanë pësuar rënie për 3.3 për qind. “Investimet e huaja direkte posaçërisht vitin e kaluar kanë pësuar një rënie shumë të madhe prapë për shkak të situatës ngërçit në të cilin kemi qenë . Investimet e huaja direkte kanë rënë 3.3 për qind për krejt vitin edhe pse nuk janë të dhënat e fundit për tre mujorin e fundit mirëpo duke e llogaritë që nëse 3 mujori i fundit është i barabartë me 3 mujorin e tretë po jo të dytin se i dyti ka qenë zero investime të huaja”, ka thënë Demukaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj