Që nga fundi i vitit 2012, Kosova ka rezervat shtetërore, sidomos produkte ushqimore, me një vlerë buxhetore vjetore deri në 450 mijë euro, bëjnë të ditur zyrtarë qeveritar. Rezervat Shtetërore të Mallrave shfrytëzohen për nevoja të furnizimit në raste të luftës, apo rrezikut të drejtpërdrejtë nga lufta, fatkeqësive natyrore të përmasave të mëdha, katastrofave tekniko – teknologjike dhe ekologjike, si dhe dhënies së ndihmave emergjente shteteve tjera të goditura nga fatkeqësitë e cekura më sipër.
Shaban Halimi, drejtor i Departamentit të Rezervave Shtetërore të Mallrave, që funksionon në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, tregon produktet esenciale që tashmë janë grumbulluar si rezerva shtetërore.
“Rezervat shtetërore përbehen nga disa elemente ose produkte, të cilat kemi konsideruar se janë të rëndësishme për momentin fillestar, që të krijohen këto rezerva. Jemi të përqëndruar në grurë, miell, oriz, sheqer, konserva mishi, konserva peshku, vaj, makarona, marmelatë, kripë… Kurse, nga produktet jo ushqimore, kemi derivate të naftës, atë në një sasi të konsiderueshme për ndonjë nevojë emergjente sipas ligjit”, tha Halimi.
Ndryshe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se Qeveria e Kosovës nuk ka rezerva të mjaftueshme, pasi sipas tyre, buxheti i ndarë për këtë çështje është i pamjaftueshëm në krahasim me nevojat, që në raste emergjente duhet t’i përdor populli i Kosovës.
Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, për Radion Evropa e Lirë, thotë se në krahasim më vendet e rajonit, kur rezervat shtetërore sigurohen për katër vite, në Kosovë as një produkt i rezervuar nuk garanton gjithë popullatën për një ditë.
“Është tepër shqetësuese, sepse ne mund të kemi katastrofa natyrore, katastrofa të ndryshme, pastaj ne gjithmonë varemi nga importi dhe ne mund të mos kemi një produkt në momente të caktuara. Prandaj kjo është shumë e nevojshme dhe obligim për shtetin, që të ketë rezerva shtetërore për qytetarin dhe funksionalizimin në raste të ndryshme”, shprehet Shahini.
Por, Shaban Halimi, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se në bazë të planit strategjik për rezervat shtetërore, kriter për përcaktimin e sasisë merret numri i popullatës dhe lloji i produktit, ku shtetet i ndajnë sipas prioriteteve të tyre dhe fuqisë ekonomike.
Duke pasur parasysh këto praktika dhe mundësitë e Kosovës, Halimi thotë se është planifikuar që sigurimi i grurit të bëhet për 20 ditë, për gjithë popullatën.
Ndërsa, kriteret për sasitë e produkteve tjera agro – ushqimore dhe jo ushqimore, janë numri i banorëve që mund të përfshihen në një rast katastrofe natyrore dhe numri i ditëve për furnizimin e tyre me produktet e nevojshme.
Të gjitha rezervat janë të vendosura tek operatorët privat ekonomik, thotë ai , por që sipas planit strategjik dhe programit vjetor, vendndodhja e rezervave shtetërore të mallrave konsiderohet sekret shtetëror.
“Kjo është bërë sipas ligjeve që janë në fuqi dhe këto janë të vendosura tek operatorët privat, operatorët ekonomik që plotësojnë kushtet për deponim dhe të përzgjedhur sipas procedurave të Prokurimit Publik dhe janë mjaft të sigurta”, tha Halimi.
Përveç produkteve ushqimore, sipas ligjeve në fuqi, Kosova duhet të ketë edhe rezervat emergjente të derivateve të naftës.
Të gjitha deponitë dhe pikat shitëse të naftës dhe derivateve të naftës, janë të obliguara që të mbajnë në çdo kohë në stoqe, së paku pesë për qind të kapaciteteve të tyre deponuese, për qëllime të rezervave emergjente ose çrregullimeve në treg.
Ndryshe, sipas ligjeve në fuqi, Qeveria e Kosovës, përmes ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, së paku një herë në vit i raporton Kuvendit të Kosovës për gjendjen dhe administrimin me rezerva shtetërore të mallrave. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj