Politikat e institucioneve të vendit e posaçërisht ato fiskale duhet të jenë në shërbim të fuqizimit të sektorit privat, duke pasur parasysh rëndësinë që ky i fundit ka për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Ky konkluzion doli nga takimi i sotëm i Ministrit të Financave Avdullah Hoti me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, shprehu gatishmërinë e anëtarëve të kësaj organizate për dialog konstruktiv me Ministrinë e Financave dhe me Qeverinë e vendit në përgjithësi për çështjet që afektojnë bizneset dhe mjedisin e të bërit biznes. Zeka tha se beson se Ministria e Financave do të vazhdojë të shtyjë përpara disa prej iniciativave të nisura më parë për lehtësira fiskale për investimet e reja.
Në anën tjetër, Ministri Hoti theksoi rëndësinë që ka fuqizimi i mëtejmë i dialogut ndërmjet komunitetit të biznesit dhe institucioneve për hartimin e politikave dhe ligjeve të cilat lehtësojnë mjedisin afarist. Në këtë kontekst ai shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave që të bashkëpunojë dhe të marrë në konsideratë rekomandimet direkte të bizneseve, si në çështjet e lehtësirave fiskale e deri te ndryshimet e ligjeve të ndryshme.
Në mesin e përpjekjeve momentale të Ministrisë që ai drejton, Ministri Hoti përmendi diskutimet për uljen e pragut të TVSH-së, shtimin e përpjekjeve për luftimin e ekonomisë joformale, analizimin e mëtejmë të propozimit për pushime tatimore, lehtësirat e tjera fiskale të cilat do të mundësonin pozitë të barabartë konkurruese midis prodhuesve të industrive të caktuara dhe produkteve të importuara. Ai tha se Qeveria do të konsiderojë zgjerimin e listës së produkteve të liruara nga detyrimet doganore, më konkretisht të lëndëve të para të cilat nuk prodhohen në Kosovë.
Pavarësisht presionit për mbledhjen e më shumë të hyrave buxhetore, Ministri Hoti tha se është synim i Qeverisë së vendit që të mos ketë rritje të normave tatimore dhe se secili ndryshim i mundshëm, posaçërisht i normave të akcizave do të diskutohet paraprakisht me komunitetin e biznesit. Më tej ai shtoi, se Ministria e Financave dhe të gjithë dikasteret e tjera qeveritare do të kenë vëmendje të posaçme për investitorët e huaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar