LAJMI I FUNDIT:

Kosova edhe në dhjetor më së shumti importoj nga Serbia

Kosova edhe në dhjetor më së shumti importoj nga Serbia

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2014.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin dhjetor 2014 prej 198,4 milionë  euro  krahasuar me deficitin prej 201,4 milionë  euro  në periudhën e njëjtët të vitit 2013. Eksporti mbulon importin me 11.8 për qind.


Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 56.1 për qind të eksportit e përbëjnë: metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.8 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.5 për qind produktet minerale; 6.1 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 5.3 për qind tekstili dhe artikuj prej tij; 5.0 për qind produktet bimore; 3.7 për qind plastika, goma dhe artikujt prej tyre etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import, 15.8 për qind të importit e përbëjnë: ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 15.4 për qind produktet minerale; 14.1 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 7.8 për qind mjetet e transportit; 7.7 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.9 për qind produktet e industrisë kimike; 5.3 për qind produktet bimore; 5.3 për qind kafshët e gjalla, produktet me origjinë kafshe; 4.7 për qind plastika, goma dhe artikujt prej tyre etj.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Kinë (27.2 për qind), Shqipëri (14.9 për qind), Indi (12.3 për qind), Maqedoni (10.0 për qind), Mali të Zi (5.2 për qind), Serbi (4.6 për qind), Gjermani (3.2 për qind), etj.

Ndërsa, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.8 për qind), Gjermania (12.1 për qind), Turqia (9.3), Italia (9.1 për qind), Kina (8.2 për qind), Shqipëria (6.6 për qind), Maqedonia (5.4 për qind), etj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Kalo në kategori