Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike në vitin e parë të funksionimit të saj ka paraqitur raportin një vjeçar për të arriturat e saj, duke theksuar se vlera e sekuestruar përkohësisht e pasurisë në vitin 2014 nga ana e institucione të drejtësisë arrin shifrën rreth 31 milionë euro, ndërsa ajo që është konfiskuar me vendim përfundimtar arrin shifrën rreth 500 mijë euro.
Shqipdon Fazliu, i pari i këtij institucioni ka thënë se prej themelimit të KKLKE në vitin e kaluar ka pasur punë shumë më efikase në konfiskimin e pasurisë përmes veprave penale.
“Viti 2014 definitivisht mund të themi që është vit i frytshëm në fushën e sekuestrimeve dhe konfiskimeve dhe këtë do ta dëshmojmë me faktin se gjatë vitit 2013 për shembull shifra e sekuestrimeve ka qenë vetëm 1 milion e gjashtë qind mijë euro kurse në vitin 2014 kemi një pasuri të sekuestruar në vlerë prej rreth 31 milion euro”, ka thënë Fazliu.
Fazliu ka thënë se puna e këtij mekanizmi do të ishte shumë më efikase në raste se të gjitha mekanizmat e përfshira në luftimin e krijimit të pasurisë në mënyrë të paligjshme nga ana e zyrtarëve të lartë institucional apo edhe politikanëve dhe biznesmenëve, sikur të ishin më të vendosura në këtë drejtim, duke vënë theksin tek prokuroria si iniciues i proceseve gjyqësore. “Ekziston po ashtu një hezitim nga ana e prokurorëve. Nuk mund të themi ende nëse ekziston një hezitim nga gjykatat sepse them të drejtën gjykatat ende nuk janë ballafaquar me kërkesa të tilla të cilat ne po i kërkojmë që duhet të ndërmerren nga prokuroria”, ka thënë Fazliu.
Sipas tij, janë 18 raste në procese gjyqësore, por të cilat ende nuk kanë marrë formën e tyre përfundimtare. Nga pasurit e sekuestruara përkohësisht sipas Fazliut përfshihen një vilë, 11 shtëpi, 1 motel, 6 lokale afariste, si dhe një restorant i pa përfunduar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit