LAJMI I FUNDIT:

Përvoja gjermane e domosdoshme për bizneset kosovare

Përvoja gjermane e domosdoshme për  bizneset kosovare

Duke analizuar rrethanat aktuale në Kosovë qoftë nga aspekti ekonomik, social dhe politik të mësuarit dhe përvoja e Gjermanisë mund të jetë ajo çka i duhet Kosovës për të dal nga kjo situatë aktuale. Në qoftë se analizohet koniunktura ekonomike gjermane vërehet se zhvillimi ekonomik, qëndrueshmëria sociale, avancimi tekniko- teknologjik, inovacionet, sektori prodhues dhe industrial, edukimi, ndërmarrjet e vogëla dhe të mesme dhe ndërkombëtarizimi i ndërmarre -sisë gjermane janë garrancë e kësaj koniunkture pozitive në Gjermani. Prandaj duhet të avancohet partneriteti me një shtet mik me të cilin nuk kemi çështje të hapura politike dhe aspektin ekonomik dhe zhvillimor duhet ta kemi si prioritet.

“Bashkëpunimi në mes të Odes Ekonomike të Kosovës dhe Odes Gjermano- Kosovare në Kosovë, mund të jetë një mundësi që duhet shfrytëzuar për të forcuar urat e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë”, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gerxhaliu me rastin e pritjes në takim të krerëve të Odes Gjermano Kosovare udhëhequr nga Azem Rexhaj Drejtor Ekzekutiv dhe Samir Krasniqi Kryetar.

Përfaqësuesit e Odes Gjermano- Kosovare theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit me Oden Ekonomike të Kosovës dhe nga ky partneritet pozitiv të shfrytëzohen dhe të avancohet bashkëpunimi me Institucione të shumta gjermane.


“Një ndër qëllimet tona do të jetë promovimi i mundësive për investime gjermane në Kosovë por në të njëjtën kohë të shfrytëzohet modeli i aftësimit dhe arsimit profesional gjerman si garancë e fuqizimit të proceseve ekonomike në Kosovë por ky edukim dhe aftësim profesional i modelit gjerman të jetë edhe një indikator pozitiv nga Kosova për të tërhequr investitorë të huaj”, theksuan ata.

Në këtë takim u konkluduar se ekonomia kosovare po ballafaqohet me sfida të shumta, e në këtë rast përvoja dhe modeli gjerman i zhvillimit mund të jetë mundësi dhe vizion zhvillimor që duhet të shfrytëzohet nga Kosova. /Telegrafi/