LAJMI I FUNDIT:

​Ministria e Bujqësisë premton ndihmë për Malishevën

​Ministria e Bujqësisë premton ndihmë për Malishevën

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin ka biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 dhe për skemat e reja të mbështetjes, përmes të cilave ai tha se synojnë fuqizimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Në këtë drejtim, ministri përmendi se këtë vit kanë paraparë zgjerim të mbështetjes edhe përmes pagesave direkte, të cilat sivjet për herë të parë do të ndahen edhe për pemëtari e për shumë sektor tjerë të bujqësisë.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e njoftoi kryetarin më hollësisht edhe për projektet zhvillimore të kësaj ministrie në kuadër të programit të këtij viti, në të cilat ai tha se mund do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Malishevës, të cilët janë të dalluar në shumë sektor të bujqësisë e blegtorisë. Ai inkurajoi kryetarin që si komunë të angazhohen në informimin me të madh të fermerëve me mundësitë që kanë për mbështetje nga qeveria, por edhe në këshillimin e tyre për bujqësinë.


Nga ana e tij, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, e uroi ministrin për detyrën dhe e falënderoi për gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të këtij sektori, i cili premton edhe zhvillim ekonomik të kësaj komune. Ai e falënderoi ministrin për mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë për komunën e Malishevës për luftimin e rriqrave në këtë komunë. Ministri Krasniqi tha se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe këtë vit, në kuadër të masave që do ta përcaktojë Këshilli Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori