LAJMI I FUNDIT:

Për bashkëpunim, ProCredit mbledh rreth 100 biznese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia

Për bashkëpunim, ProCredit mbledh rreth 100 biznese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia

Banka ProCredit mbledh rreth 100 biznese nga Kosova Shqipëria dhe Maqedonia për zgjerim të bashkëpunimit rajonal

Me iniciativë dhe ftesë nga Banka ProCredit, biznese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë takuar sot në Prishtinë në një forum të përbashkët rajonal. Rreth njëqind biznese nga industria e ushqimit, të sektorëve të prodhimit dhe shpërndarjes, ishin pjesëmarrës në këtë forum rajonal me qëllim të vendosjes së relacioneve nga prodhues ushqimi, në njërën anë, dhe nga biznese që merren me shpërndarje apo shitje, në anën tjetër.

Si bankë e specializuar në mbështetjen e bizneseve, Banka ProCredit ndërmori këtë iniciativë bazuar në rëndësinë e vendosjes së kontakteve dhe partneriteteve të reja si pjesë esenciale e zhvillimit të bizneseve.


“Pikërisht ky takim rajonal është në frymën e mbështetjes së bizneseve nga Banka ProCredit. Ne kemi krijuar infrastrukturë efikase të bankimit rajonal, çka e lehtëson bashkëpunimin e bizneseve në nivel rajoni”, ka deklaruar Ilir I. Aliu, drejtor gjeneral në Bankën ProCredit në Kosovë.

“Grupi ProCredit është brendi më i fuqishëm i bankimit i specializuar në shërbimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rajon”, ka theksuar Besnik Berisha, zëvendësdrejtor gjeneral në Bankën ProCredit në Shqipëri.

Bankat ProCredit në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri janë pjesë e rrjetit prej 11 bankave simotra që operojnë me sukses në Evropën Juglindore.

Biznese të pranishme këtë forum e kanë konsideruar mundësie për të shtuar bashkëpunimin rajonal.

Nderim Halimi, nga qumështorja Sharri nga Prizreni vlerësoi lartë organizimin e kësaj ngjarje duke e konsideruar “një mundësi të mirë të shkëmbimit tregtarë mes bizneseve të vendeve të rajonit”.

Aqif Qaqa, president nga kompania “Mireli” nga Shqipëria ka deklaruar se “kishte kohë që mendonim për ardhjen në Kosovë, por Banka ProCredit krijoj mundësinë për ardhjen tonë. Sot ne i kemi të gjitha mundësitë dhe potencialin për të punuar me Kosovën dhe Maqedoninë”.

ProCredit Bank

ProCredit Bank

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori