“Programi qeverisës i Kosovës do të duhet të përmbajë një pako të lehtësirave fiskale. Besoj që e kemi kuptuar shumë mirë se nuk ka zhvillim ekonomik pa fuqizim të sektorit të prodhimit në vend, i cili më pas do të rezultojë në përmirësimin e bilancit tregtar dhe në përmirësimin e të gjithë indikatorëve tjerë ekonomik dhe social”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
Rel: Qeveria e Kosovës ka filluar qeverisjen e vendit pa një strategji zhvillimore, por siç thonë, me një program qeverisës i cili pritet të aprovohet së shpejti. A janë konsultuar shoqatat ekonomike për përpilimin e këtij programi? Zeka: Ajo çka mund të them në fillim është se nuk ka pasur koordinim apo konsultim gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesit, përfshirë këtu jo vetëm asociacionet e biznesit, por edhe organizatat tjera të shoqërisë civile, të cilat do të mund të jepnin një kontribut shumë të vlefshëm në përpilimin e një programi, i cili do të ishte i qëndrueshëm dhe do t’i rezistonte edhe kohës edhe ndryshimeve të mundshme në ambientin ekonomik.
Pra, nuk ka pasur një konsultim të tillë gjithëpërfshirës, ndoshta ka pasur takime të fragmentuara ose takime individuale, por që mundësia jonë për të dhënë kontributin e duhur për një program, nuk ka qenë më e mira e mundshme.
Unë besoj fuqishëm që duhet të ketë një koordinim të tillë para sjelljes së programit qeverisës në formën finale dhe para se i njëjti t’i prezantohet deputetëve, qoftë edhe për miratim.
Rel: Për një rimëkëmbje ekonomike të vendit, cilat do të duhej të ishin pikat kyçe të këtij programi?Zeka: Ajo çka do të duhej të përmbante ky program, përfundimisht është një pako e lehtësirave fiskale, e cila do të mundësonte fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë në vend dhe mundësinë e futjes së investimeve të reja, jo vetëm të huaja, por edhe rritjen e investimeve vendore.
Kemi parë ditëve të fundit edhe tundim të kompanive vendore prodhuese që të bartin makineritë dhe gjithë prodhimin në vendet e rajonit, të cilat ofrojnë lehtësira shumë më të mira dhe tërheqëse për sektorin privat.
Kemi një vendim të vlefshëm të qeverisë së kaluar që parasheh lehtësira fiskale për investimet e reja. Ai vendim është dashur të mbështetet me ndryshimet ligjore, të ligjeve tatimore, ligjeve për të ardhura në koorporata dhe ligjit të tatimit mbi vlerën e shtuar.
Tani po punohet në ndryshimin e këtyre ligjeve, por që jemi vonë.
Në të njëjtën kohë, kemi një ligj për mallrat e liruara nga detyrimet doganore. Neni tre i këtij ligji parasheh lirimin e makinerive të importuara nga detyrimet doganore, por që të mund të fuqizohet ky nen është dashur të sillet një udhëzim administrativ. Por, tani e një vit që nga marrja e këtij vendimi asgjë nuk është bërë, asnjë veprim konkret i qeverisë për ta rregulluar këtë e çështje.
Po flasim për disa lehtësira që kanë ndikim në buxhetin e vendit e që mund të jenë negative por afatshkurta, nëse krahasohen me benfitet afatgjata të cilat do të silleshin nga rritja e bazës prodhuese në vend nga krijimi i vendeve të reja të punës. Kjo është ajo qasja që do të donin ta shohim nga Qeveria e Kosovës, një vizion më të qartë lidhur me këto benefite.
Rel: Investimet e huaja ishin parë si mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, megjithatë nga viti në vit këto investime kanë shënuar rënie. Si të bëhet tërheqja e këtyre investimeve? Zeka: Ajo çfarë duhet të bëhet është ndryshimi i qasjes, të themi ndoshta edhe një mirëpritje më e mirë e institucioneve të vendit karshi investitorëve të huaj, që nuk e kemi parë viteve të kaluara.
Natyrisht, ka vizita të shpeshta, ka interesim të investitorëve jo vetëm amerikanë, por edhe investitorëve tjerë perëndimorë që vinë në Kosovë.
Kontaktet e tyre me zyrtarët qeveritarë nuk janë të duhura, janë kontakte që nuk rezultojnë të suksesshme apo nuk arrijmë t’i bindim që Kosova ofron kushte të favorshme për investimet e tyre.
Investitorët duhet ta dinë se janë të mirëpritur në vendin tonë. Kemi parë diçka të tillë në vendet e rajonit, kanë qenë kryeministrat, pse jo edhe presidentët e vendit, që kanë dalë nëpër aeroporte dhe kanë pritur investitorët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj